Kongresi i Arsimit, Yuri Kim: Arsimimi do të jetë kyç se sa shpejt do të lëvizni dhe sa shumë përparim do bëni në rrugën e anëtarësimit të BE

Më datë:

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim deklaroi sot në Kongresin e Arsimit se arsimimi do të jetë kyç se sa shpejt do të lëvizni dhe sa shumë përparim do të bëni në rrugën e anëtarësimit të BE.

“Shqipëria është në një pikë kritike. 31 vite më parë askush nuk e kishte paramenduar që sot Shqipëria të ishte anëtare e NATO-s dhe ju uleni me SHBA-të, Britaninë, Francën, Kinën në Këshillin e OKB-së duke diskutuar për çështjet më të rëndësishme në botë dhe një muaj më parë hapët zyrtarisht negociatat për anëtarësim në BE për të marrë vendin tuaj të drejtë.

Arsimimi do të jetë kyç se sa shpejt do të lëvizni dhe sa shumë përparim do të bëni. Mbështetja jonë është e rëndësishme për ne gjithashtu sepse politika jonë që ne duam t’ju shohim plotësisht te integruar në BE”.

“Mbështetja për politikën tuaj arsimore është aq e rëndësishme për ne, sa ç’është mbështetja jonë për reformën në drejtësi edhe për luftën kundër korrupsionit.

Në 31 vitet e fundit shqiptarët dhe amerikanët kanë marrë pjesë në disa programe shkëmbimi përmes Fulbright.

Shqipëria ka një të ardhme të jashtëzakonshme dhe studentët kanë një potencial të shkëlqyer”, tha Yuri Kim.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

https://www.youtube.com/live/G67P3EOMCvM?si=-mH6iP9WylSqX4XL Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë...

“Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë

“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të...

Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që...

Goditje në Elbasan: dy arrestime për trafik droge, sekuestrim i lëndëve narkotike dhe mjeteve

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona...