Kishte shkuar për dru, gjendet i vdekur një person në Gramsh

Më datë:

Një 70-vjeçar, i cili kishte shkuar prej të premtes për të prerë dru, është gjetur i mbytur në Gramsh.

Sejdin Hysa nga fshati Kodovjat u gjend i mbytur afër lumit në fshatin Bersnik. I ndjeri kishte shkuar për dru, por humbi kontaktet me familjarët që dje pasdite.

Familjarët njoftuan policinë dhe nisën kërkimet.

Në kërkime u përfshinë edhe forcat zjarrfikëse në Gramsh të cilat bënë të mundur gjetjen sot në mëngjesit të trupit të pajetë të të moshuarit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes pasi gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur shira në Gramsh.

Policia po heton nga erdhi uji me rrëmbim që i mori jetën 70-vjeçarit

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...