Plagosja e Lorenc Kostës, “Apeli” lë në burg ish-efektivin Erion Goxhara

Më datë:

Gjykata e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Goxharën, i cili plagosi Lorenc Kostën më 19 Gusht.

Arsyetimi i Goxharës se ka qenë në situatë gjaknxehtësie nuk e bindi gjykatën për një masë më të butë, në vendimin e dhënë më 17 Shtator.

45-vjeçari Goxhara e qëlloi me 6 plumba në mes të ditës Kostën. Më pas ai e filmoi teksa i plagosuri ishte i rrëzuar në tokë.

Teksa bën videon, Goxhara e shan, i gjuan me shkelm në kokë dhe shprehet se “kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak.”

Më tej ai vijon: “Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në familje! Ti të më mbash mua nusen peng 4 vjet?! T’ja hash lekët?! Se ha dot ti djersën e familjes time o k*rvë! Nuk hy dot ti në familjen time!”

Kujtojmë se pas plagosjes Goxhara u arratis dhe u dorëzua 48 orë më vonë dhe rrëfeu se ishte fshehur në zonën e Dajtit.

Shkak për ngjarjen është bërë lidhja jashtëmartesore e gruas së efektivit me Kostën.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...