U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Më datë:

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs kundër vendimit të GJKKO-së, e cila e ka dënuar me një vit burgim.

Në kërkesën e tij, Memolla synon rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme, ndërsa ndaj tij rëndon akuza për “korrupsion në zgjedhje”.

Rekursi është paraqitur jo vetëm nga Memolla, por edhe nga Ndriçim Tafxhafa dhe Blerim Xhamani. Për shqyrtimin e çështjes është caktuar si relator Genti Shala. Pas vendimit të Apelit të Gjykatës së Posaçme, Memolla u vetëdorëzua pranë autoriteteve policore dhe më pas u dërgua në institucionin e vuajtjes së dënimit në Rrogozhinë, ku po vuan aktualisht dënimin.

Hetimet ndaj tij nisën pas publikimit të një audio-përgjimi, ku Memolla, në kohën kur ishte kandidat për kryetar bashkie, dëgjohej duke ndërhyrë te një punonjës i OSHEE-së për të shmangur ndërprerjen e energjisë elektrike për një abonent debitor.

Ndërkohë, Bashkia e Rrogozhinës aktualisht drejtohet nga një kryetar i komanduar.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...

Gonzato: Shqipëria duhet të forcojë sistemet e kontrollit ushqimor për integrimin

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë...