Ulqin: Zbardhet identiteti i viktimës nga Lezha në ngjarjen e rëndë

Më datë:

Një 36-vjeçare nga Lezha dyshohet se u vra nga bashkëjetuesi i saj në Ulqin, i cili më pas i vuri flakën banesës, ku jetonin.

Krimi makabër ndodhi në fshatin Kodër të Ulqinit dhe mësohet se autori i dyshuar Bashkim Gashi nga Kosova u vu në pranga pas ngjarjes nga policia malazeze.

Autoritetet e shtetit fqinj u njoftuan mesnatën e së mërkurës se në një banesë kishte rënë zjarr dhe gjatë ndërhyrjes nga forcat zjarrfikëse u gjet trupi i pajetë i 36-vjeçares Dila Ndoj.

Sipas dyshimeve paraprake të hetuesve, autori i dyshuar fillimisht ka kryer vrasjen dhe më pas i ka vënë zjarrin shtëpisë për të fshehur gjurmët e krimit. Po ashtu, edhe vet 46-vjeçari Bashkim Gashi ka pësuar djegie të pjesshme, por është jashtë rrezikut për jetën. Trupi i 36-vjeçares nga Balldreni i Lezhës është transportuar në Qendrën Klinike të Malit të Zi për ekzaminim mjekoligjor, ku autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjyqi i Beqajt për Sterilizimin, SPAK kundërshton kërkesat e ish-ministrit

U mbajt sot në 17 korrik procesi gjyqësor në...

Ndërron jetë nëna e Kris Jenner, mesazhi prekës i saj

Momente të vështira po kalon Kris Jenner, e cila...

Apeli jep vendimin për vrasjen e Santiago Malkos: Selmani do të vuajë 28 vite burg

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin...

Revolta vijon në shesh, protestuesit pas 48 ditësh: “Jo dialog me Ramën”

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike hyn...