Kievi: Raketa ndërkontinentale e lëshuar nga Rusia nuk kishte ngarkesë bërthamore

Më datë:

Moska lëshoi sot n​ë mëngjes një raketë balistike ndërkontinentale në Ukrainë – për herë të parë, tha Kievi, duke shënuar përshkallëzimin e fundit të konfliktit – që kur Ukraina sulmoi Rusinë me ​​raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga Perëndimi.

Forcat ajrore ukrainase thanë në një deklaratë, se forcat ruse kishin lëshuar sot në mëngjes – disa lloje raketash në qytetin qendror të Dnipros, duke shënjestruar infrastrukturën e rëndësishme.

“Raketa balistike ndërkontinentale që Rusia lëshoi ​​sot në Ukrainë nuk mbante një ngarkesë bërthamore, tha një burim në forcat ajrore ukrainase.

Burimi theksoi se ishte “e qartë” se raketa – e cila ishte projektuar për të bartur koka luftarake konvencionale dhe bërthamore – nuk mbante një ngarkesë bërthamore.

Rusia dhe Ukraina kanë përshkallëzuar përdorimin e tyre të raketave vdekjeprurëse me rreze të gjatë veprimi gjatë ditëve të fundit – që kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhanë lejen për të përdorur raketat e prodhimit amerikan ATACMS kundër objektivave ushtarake brenda Rusisë.

Ndërkohë, media britanike raportoi dje se Kievi kishte lëshuar raketa “Storm Shadow” të furnizuara nga Britania e Madhe – duke shënjestruar objektiva në Rusi pasi iu dha drita jeshile nga Londra.

Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kishin rrëzuar dy “Storm Shadows”, pa thënë nëse ato ishin rrëzuan në territorin rus apo në Ukrainën e pushtuar. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tension politik, Berisha: Gonzato ka shtrembëruar qëndrimet e opozitës për integrimin

https://www.youtube.com/live/85QwCAfv0lI?si=FaH8jTiCkqflhKPg&t=77 Kreu i PD-së Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët...

Armëpushim surprizë, çfarë u dakordësua mes Moskës e Kievit

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, njoftoi dje, 8 maj,...

Zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, LVV propozon Albin Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albin Kurtin si kandidat për...

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, rritet nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotme...