Stuhia e fuqishme godet veriperëndimin e SHBA-së

Më datë:

Një stuhi e fuqishme goditi Uashingtonin duke ndërprerë energjinë për qindra mijëra njerëz si dhe transportin rrugor. Dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në veri dhe juglindje të Seattle.

Stuhia, me erëra 80 km në orë rrëzoi pemë dhe linja elektrike. Më shumë se 300,000 shtëpi dhe biznese në Uashington, Oregon dhe Kaliforninë Veriore ishin pa energji. Stuhia e erës dhe shiu i dendur dëmtuan gjithashtu sistemin energjetik në provincën kanadeze të Bregut të Paqësorit të British Columbia dhe ndërpreu energjinë për rreth 225,000 familje.

Qendra e Parashikimit të Motit ka lëshuar paralajmërime për erëra të fuiqshme në trajtën e një uragani edhe përgajtë ditëve në vijim. Pjesa veriperëndimore e SHBA-së mbetet në alarm për stuhi të cilët meterologën e kanë cilësuar “ciklon bombë”.

Në Kaliforni, shërbimi i motit ka paralajmëruar se moti i keq do të vijojë deri në fundjavë. Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve në perëndim të Uashingtonit që të qëndrojnë në shtëpi pasi stuhia pritet të intesifikohet ndërsa mbetet në fuqi alarmi për përmbytje në disa shtete.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Hoxha në takimin informal të ministrave të Jashtëm: Zgjerimi i BE, garanci për paqe e stabilitet

 Me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian...

Shqipëria dhe Mali i Zi përfitojnë fond të ri nga Bashkimi Europian

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos  tha...

Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të...

Specialja nis seancat “kundër administrimit të drejtësisë”, procesi vazhdon deri më 15 maj

Në Gjykatën Speciale në Hagë, sot nis seanca ndaj...