Këshilli i Sigurimit, Xhaçka në Nju Jork: Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, na kujton ditët e errëta të fashizmit dhe stalinizmit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka folur në takimin e Këshillit të Sigurimit në OKB në kuadër të paqes dhe stabilitetit në Ukrainë.

Xhaçka theksoi se Shqipëria mirëpret vendimin e Presidencës franceze dhe tha se veprimet e Rusisë janë në shkelje flagrante me Kartën e Kombeve të Bashkuara.

Xhaçka: Mirëpresim vendimin e Presidencës franceze të KS, për ta mbajtur fokusin në çështjen e llogaridhënies. Veprimet e Rusisë janë një shkelje flagrante e Kartës së Kombeve të Bashkuara Rusia ka zgjedhur ta injorojë hapur vazhdimisht vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, na kujton ditët e errëta të fashizmit dhe stalinizmit.

Mijëra njerëz kanë paguar me jetën e tyre për luftën e zgjedhur të Vladimir Putinit.

Miliona në mbarë botën janë të uritur për shkak të luftës së zgjedhur të Putin.

Ne si komunitet ndërkombëtar duhet të vazhdojmë të ndihmojmë në mbrojtjen e Ukrainës. 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi