Kërcënimi i Prokurorit të Përmetit, Gjonaj: Më shumë mbështetje e mbrojtje të gjithë magjistratëve

Më datë:

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka reaguar sot në lidhje me rastin e raportuar në media të kërcënimit të Prokurorit të Përmetit, Asllan Bajrami.

Gjonaj theksoi se fuqizimi përmes Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, do të duhet të vijojë më tej, duke u dhënë më shumë mbështetje e mbrojtje të gjithë magjistratëve.

“Jam një ndër mbështetësit tuaj, në çfarëdolloj situate që do të keni, me qëllim që të ushtroni me përgjegjshmëri detyrën tuaj.

Janë raste fatkeqe që dëgjon si rasti i Përmetit, i prokurorit të Përmetit kërcënimet që marrin.

Prandaj edhe fuqizimi përmes Komisionit të Mbrojtjes së Prokurorëve dhe Gjyqtarëve, do të duhet të vijojë më tej, duke u dhënë më shumë mbështetje e mbrojtje të gjithë magjistratëve, të cilët ndihen të rrezikuar për shkak të detyrës nga faktorë të ndryshëm”, -tha Gjonaj.

Deklarata e ministres u bënë gjatë një takimi në Shkodër, së bashku me përfaqësuesen e UNDP-së në Shqipëri, Limya Eltayeb, ambasadorin austriak Christian Steiner dhe drejtuesen e Zyrës Qendrore të Agjencisë Austriake për Zhvillim, Simone Ungerzboeck.

Mediat raportuan se prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami është kërcënuar në krye të detyrës, teksa i është vendosur një fishek në dritaren e zyrës së tij.

Sipas medieve Prokurori ka depozituar kallëzim, ndërsa policia ka nisur hetim për ngjarjen

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

https://www.youtube.com/live/G67P3EOMCvM?si=-mH6iP9WylSqX4XL Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë...

“Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë

“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të...

Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që...

Goditje në Elbasan: dy arrestime për trafik droge, sekuestrim i lëndëve narkotike dhe mjeteve

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona...