Irani: 13 skenarë për hakmarrje ndaj vrasjes së Soleimanit

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Ali Shemhani, tha se administrata e Teheranit qëndron mbi 13 skenarë si kundërpërgjigje ndaj vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, Shemhani ka thënë: “Në mbledhjen e Këshillit, për t’u hakmarrë ndaj vrasjes së Soleimanit, erdhën në rend dite 13 skenarë. Edhe nëse zbatohet skenari i nivelit më të ulët, për amerikanët do të jetë një ankth”.

Ai nuk dha detaje në lidhje me skenarët në fjalë, por duke rikujtuar fjalët e liderit iranian Ali Khamanei “Të gjithë forcat e rezistencës do të hakmerren për Soleimanin” tha se hakmarrja nuk do të kufizohet vetëm me një sulm.

Shemhani pretendoi se ushtarët amerikanë kanë pakësuar patrullimet dhe janë tërhequr në bazat e tyre. “Në rajon ka 19 baza amerikane. 11 prej tyre janë afër kufijve tanë lindor dhe perëndimor. Në 8 baza në veri dhe lindje janë në gjendje alarmante. Kemi informacione në lidhje me ushtarët dhe pajisjet në këto vende. Jemi duke ndjekur lëvizjet edhe më të vogla”, theksoi Shemhani.

Vrasja e Soleimanit shënon një përshkallëzim dramatik në tensionet mes SHBA-ve dhe Iranit, të cilat shpesh kanë qenë të përkeqësuara që kur presidenti Donald Trump në vitin 2018 zgjodhi që të tërhiqte SHBA-të në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore që fuqitë botërore e nënshkruan me Teheranin.

Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei, i cili vitin e kaluar i dha Soleimanit dekoratë nderi më të lartë të vendit, u zotua për “hakmarrje të rëndë” në përgjigje të vrasjes së tij.

Pentagoni akuzoi Soleimani-n për komplot të një sulmi në ambasadën amerikane javën e kaluar, si dhe për planifikime për të kryer sulme të tjera ndaj diplomatëve amerikanë dhe anëtarëve të shërbimeve në Irak.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nga qelia, Veliaj shkarkon Ristanin/ Akuzon për moszbatim të urdhrave të tij

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nga burgu ku ndodhet...

Pas gjyqtarëve, KLP vendos për rritjen e pagës së prokurorëve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka vendosur për...

Tentoi të pengonte arrestimin e të vëllait/ 41-vjeçari kërcënon me armë efektivët në Elbasan

Specialistët e Hetimit të Krimeve në DVP Elbasan, në...

Eksploziv i lidhur me celular/ RENEA çaktivizon lëndën plasëse në Lagjen Nr. 3 të Durrësit

Ekspertët xhenierë të repartit RENEA kanë çaktivizuar me sukses...