8.5 C
Tirana

Vogëlushja nga Idlibi: Jeta këtu më e vështirë se bombardimet e Assadit

Më datë:

Vogëlushja 13-vjeçare Erva Mervan e cila për shkak të sulmeve ka migruar me familjen e saj dhe është vendosur në pjesën rurale të Idlibit në një çadër, tha se jeta në atë vend është më e vështirë se bombardimet e Assadit.

Jeta e familjeve që kanë migruar në rajonet e sigurta duke ikur nga sulmet e regjimit të Assadit dhe Rusisë, shkakton pikëllim të thellë.

Familjet që kanë vendosur kampe në një fushë në fshatin Sarmada, përveç shumë problemeve që përjetojnë kalojnë edhe momente të vështira për shkak të reshjeve dhe motit të ftohtë. Disa çadra në kamp kanë mbetur nën baltë.

Civilët mundohen që të sigurojnë ujë të pijshëm nga depot e plastikës që në ditë një herë mbushen me shi, në kampin ku jetojnë 130 familje ka vetëm katër nevojtore.

Temperatura e ajrit në rajonin që rreth 2 javë janë efektive natën bie deri në 0 gradë. Familjet mundohen të djegin plastika, karton, këpucë të vjetër dhe veshje për të nxehur çadrat.

“Kemi nevojë për gjithçka”

Vogëlushja 13-vjeçarja Erva Mervan, e cila me familjen e saj ka ardhur në kampin nga jugu i Idlibit, për Anadolu Agency (AA) tregoi se kalon momente të vështira për shkak të ftohtit dhe reshjeve.

“Kemi nevojë për ushqim. Kemi nevojë për shumë gjëra si batanije dhe çadra. Në fakt kemi nevojë për gjithçka. Është shumë ftohtë dhe ka shumë reshje. Këtu erdhëm duke ikur nga bombardimet e Assadit. Por të jetosh këtu, është më vështirë se bombardimet e Assadit”, tha ajo.

“Në drekë kemi ngrënë vezë, për dark nuk kemi ushqim”

Ndërsa Semir Abdullah Kasim, nënë e katër fëmijëve, tregoi se në rajon kanë ardhur para rreth 20 ditëve nga veriu i qytetit Hama.

Ajo tregoi se me vete kanë marrë disa copë tesha dhe kanë ikur.

“Çadra jonë u përmbyt. Jemi duke djegur këpucët e vjetra, leckat që mund t’i gjejmë. Por aq shumë po shqetësohemi nga tymi sa që kemi nevojë të hapim derën e çadrës natë. Ne kemi nevojë për gjithçka këtu. Ku do që të vijmë na shënjestrojnë. Nuk mund as të ngrohemi. Në drekë kemi ngrënë 3 vezë. Për darkë nuk kemi ushqim. Çfarë do qoftë që të gjejmë po hamë. Kam me vete vetëm 1.000-1.200 lira siriane (rreth 1 euro). Nuk mbaj mend se çka kemi ngrënë dje. Mund të kemi ngrënë vetëm bukë”, tregoi Kasim.

Ndërsa 14-vjeçarja Fatima Karima tregoi se është shumë ftohtë dhe mërzitet se nuk mund të shkojë në shkollë.

Përgjegjësi i kampit Abu Kasim kërkoi që urgjentisht të sillen ndihma në kamp.

Ndryshe, gjatë takimit të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në maj të vitit 2017 në Astana të Kazakistanit, Idlibi u shpall zonë e deeskalimit, ku aktet e agresionit do të ndaloheshin.

Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje shtesë në shtator të vitit të kaluar në Soçi si pasojë e shkeljes së armëpushimit nga ana e regjimit sirian.

Megjithatë, forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve i kanë vazhduar sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes. Që nga ajo datë, mbi 1.600 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve.

Rusia, regjimi dhe terroristët që i mbështesin që shënjestrojnë Idlibin, vetëm që nga fillimi i vitit 2019 kanë shkaktuar migrimin e rreth 1 milion e 300.000 civilëve në afërsi të kufirit me Turqinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nën akuzën e korrupsionit, GJKKO-ja rikthen në punë pedagogët e përjashtuar të Universitetit të Elbasanit

Gjykata e Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Shtatorja e Skënderbeut vendoset në qendër të Tuzit

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët bëri me...

Bylykbashi paraqet amendamentin: 5 miliardë lekë për kompensimin e ish-pronarëve

Nënkryetari i PD-së, Oert Bylykbashi kërkoi që në buxhetin...

Buxheti 2025, Manja: 17% rritje për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri të ditur sot...