Iran, shënohet numri i madh i vdekjeve ditore nga COVID-19

Më datë:

Në Iran shënohen edhe 147 vdekje, numri më i lartë i vdekjeve ditore të regjistruara që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, njoftoi se me 147 vdekjet e reja në vend ka arritur në 10.817 numri gjithsej i vdekjeve.

Ndërsa me 2.457 raste të reja ka arritur në 227.662 numri gjithsej i rasteve tha Lari, e cila ka shtuar se deri më tani ka arritur në 188.758 numri i personave të shëruar që janë liruar nga spitalet.

Ajo tha se 3.049 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë, duke shtuar se arrin në 1.666.587 numri i testeve të kryera në vend.

Lari theksoi se rajonet Kermanshah, Kurdistan, Khuzestan, Hurmuzgan, Bushehr, Razavi Khorasan, Azerbajxhani Perëndimor dhe Lindor janë përcaktuar “zonë e kuqe” dhe se rajonet Ilam, Sistan-Baluchestan, Lorestan dhe Golestan janë përcaktuar “rajone të rrezikuara”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

https://www.youtube.com/live/G67P3EOMCvM?si=-mH6iP9WylSqX4XL Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë...

“Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë

“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të...

Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që...

Goditje në Elbasan: dy arrestime për trafik droge, sekuestrim i lëndëve narkotike dhe mjeteve

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona...