9.5 C
Tirana

India akuzon Kinën për “provokime” ushtarake në rajonin Ladakh

Më datë:

Në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Indisë thuhet se “Ushtria e Kinës mbrëmjen e së shtunës ka kryer veprime provokative ushtarake për të ndryshuar ‘status quo’-në dhe se ka shkelur dakordimin në angazhimin ushtarak dhe diplomatik të arritur më parë në rrugën e zgjidhjes për mosmarrëveshjen në rajon”.

Më tej thuhet se përballë aktiviteteve ushtarake të Kinës në pjesën e bregut perëndimor të liqenit Pangong ushtarët indianë “kanë marrë masat për të parandaluar qëllimet e Kinës për të forcuar pozicionet dhe për të ndryshuar njëanshëm kushtet aktuale të saj”.

Në deklaratën ku bëhet e ditur se komandantët lokalë të të dyja vendeve janë mbledhur sot në kufirin e debatueshëm për “zgjidhjen e çështjes”, thuhet se India i qëndron dialogut por “në të njëjtën kohë është e vendosur të mbrojë integritetin territorial”.

Ndërkohë që Kina ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

Procesi që ka rritur tensionet në rajon

Procesi që rriti tensionet në rajon dhe i cili shkaktoi konflikt me vrasjen e 20 ushtarëve indianë më 15 qershor në rajonin Ladakh në verilindje të Indisë, filloi pasi ushtarët kinezë hynë në muajin maj nga tri pika të ndryshe në rajonin Ladakh dhe me ngritjen këtu të çadrave dhe stacioneve ushtarake.

Për të kapërcyer në mënyrë paqësore mosmarrëveshjen, dy vendet zhvilluan bisedime nëpërmjet video-konferencave dhe në bisedime u arrit një dakordim për uljen e tensioneve.

Ambasadori i Kinës në New Delhi, Sun Veidong më 10 korrik njoftoi se ushtarët kinezë u tërhoqën nga Lugina Galwan.

Një pjesë e madhe e vijës kufitare prej 3.500 kilometrash mes Kinës dhe Indisë shkakton debate për sovranitet mes palëve.

Qeveria e Pekinit pretendon 90 mijë kilometra katrorë territor në rajonin e Arunachal Pradesh të Indisë, të cilën ajo e quan “Tibeti i Jugut” ndërsa New Delhi pretendon se 38 mijë kilometra katrorë që përfshin pllajat Aksai të Kinës janë të pushtuara nga Kina.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Komisioni i Ligjeve rrëzon nismën e Zhupës për një shtesë në ligjin “Për arsimin e lartë”

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa prezantoi sot në...

Henrik Hoxhaj para GJKKO: Si nisi konflikti me Ismet Boriçin dhe mendimi për hakmarrje

Henrik Hoxhaj ka dëshmuar në Gjykatën e Posaçme Kundër...

Spiropali në Senatin Amerikan: Koordinim strategjik për sigurinë dhe rritje e bashkëpunimit

Gjatë vizitës së saj në Washington, ministrja për Europën...

Vazhdon përçarja në familjen Beckham, Brooklyn zhduk tatuazhin dedikuar të atit

Brooklyn Beckham duket se ka shtuar tensionin me familjen...