Indi, rriten rastet me koronavirus

Përskaj izolimit të plotë në vend, rastet me koronavirusin e ri (COVID-19) në Indi sot kanë vazhduar të rriten.

Dita e dytë e izolimit të plotë në vend regjistroi rritje të 48 rasteve të reja. India regjistroi shkallën më të lartë të infeksioneve të hënën, me 99 raste, ditën kur kryeministri Narendra Modi njoftoi izolim në vend, duke mbyllur 1.3 miliardë njerëz brenda.

Sipas qendrës amerikane mbi koronavirusin John Hopkins, India deri më tani ka raportuar rreth 700 raste të COVID-19, dhe 13 vdekje.

Të enjten në mëngjes, një mjek nga një klinikë e drejtuar nga qeveria në Delhi, së bashku me gruan dhe vajzën e tij, rezultuan pozitiv ndaj COVID-19, duke rritur rastet e përgjithshme në Delhi në 36. Gjithsej 800 persona që patën kontakt me mjekun u karantinuan për 14 ditë, tha për mediat lokale ministri i Shëndetësisë i Delhit, Satyendar Jain.

“Të gjitha Klinikat Mohalla do të mbeten funksionale pasi kjo është parësore për të mbajtur pacientët larg spitaleve terciare, duke i shpëtuar ata nga infeksioni dhe udhëtimet”, sqaroi kryeministri Arvind Kejriwal të gjitha dyshimet në konferencën për shtyp.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë se policia përdor metodat më të rrepta për t’i mbajtur njerëzit brenda.

Policia e Delhit, në postim në Twitter, konfirmoi se kanë lëshuar “kalim në orë policore” për lëvizjen e njerëzve.

Kryeministri indian Narendra Modi po ashtu u kërkoi njerëzve që të mos frikësohen dhe të shmangin gjendjen vetëmjekuese.

“Kur është fjala për të luftuar COVID-19, ju lutemi mos mjekoni veten. Konsultohuni me mjekët tuaj dhe më pas ecni përpara”, shkroi në Twitter, Modi.

Duke njoftuar izolimin, Modi tha se vetëm shërbimet thelbësore si uji, energjia elektrike, shërbimet shëndetësore, shërbimet zjarrfikëse, produktet ushqimore dhe shërbimet komunale do të lejohen të operojnë.

Të gjitha dyqanet, ndërmarrjet tregtare, fabrikat, punëtoritë, zyrat, tregjet dhe faltoret do të jenë të mbyllura, ndërsa autobusët dhe metrotë ndërshtetërore do të pezullohen. Aktivitetet ndërtimore gjithashtu do të ndalen.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi