Protesta tensionohet, policia përdor spraj lotsjellës, i lënduar një aktivist

Më datë:

Tensione janë shënuar pas përfundimit të fjalimeve politike në protestën e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë në bulevardin kryesor të Tiranës.

Pas mbylljes së fjalimeve, situata u përshkallëzua, ndërsa policia ndërhyri duke përdorur forcën për të shpërndarë turmën. Sipas raportimeve nga terreni, disa protestues janë goditur dhe ndaluar nga efektivët.

Ndërkohë, organizatorët raportohet se kanë bërë thirrje që protestuesit të zhvendosen drejt ambienteve të Kuvendit, ku pritet të vijojë tubimi.

Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, një pjesë e protestuesve dhe disa deputetë të Partisë Demokratike vijojnë të qëndrojnë në bulevard.

Gjithashtu, mësohet se sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, ka mbetur i lënduar si pasojë e përdorimit të gazit lotsjellës gjatë përplasjes me policinë.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa pritet të shihet nëse protesta do të zhvendoset drejt Kuvendit dhe si do të evoluojë zhvillimi i mëtejshëm.

Është tensionuar situata para Kryeministrisë. Pas mbylljes së fjalës së Berishës, ku u hodhën fishekzjarrë, policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka shpërndarë protestuesit.

Ndërsa janë goditur me shkopinj, dhe shumë qytetarë të tjerë u është hedhur spraj lotsjellës. I lënduar ka mbetur Aulon Kalaja.

Kalaja është shoqëruar nga qytetarë në drejtim të ambulancës, i cili më pas është transportuar në drejtim të spitalit për trajtim mjekësor

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

G7 – Trump planifikon bisedime me Zelensky në Francë

 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi sot se planifikon...

Parlamenti Evropian miraton zbatimin e marrëveshjes së tarifave BE-SHBA

Parlamenti Evropian miratoi sot me shumicë votash, zbatimin e...

SPAK në aksion, goditet rrjeti i madh i trafikut të drogës

SPAK ka njoftuar sot, më 16 qershor, se ka...

Hetime për vrasjen e Renis Dobrës, Prokuroria e Tirana në veprim

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për dhunën fizike...