Rama: Autoambulancat e emergjencave civile gati për t’u nisur nga Turqia

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se në Shqipëri nga Turqia do të mbërrijnë autoambulancat e reja për emergjencat civile,  (AA).

“Flota e re e autoambulancave të emergjencave civile gati për t’u nisur nga Turqia drejt Shqipërisë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ndërkohë, nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë për AA konfirmuan se autoambulancat në fjalë janë një nga elementët e grantit të Turqisë në funksion të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, konkretisht për forcat e specializuara për emergjencat.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti është nënshkruar edhe plani i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes për vitin 2020 ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë, me qëllim forcimin dhe intensifikimin e ndërveprimit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Institucionet turke ofrojnë ndihmë të vazhdueshme për Shqipërinë në fusha të ndryshme, duke kontribuar edhe në logjistikën ushtarake dhe të emergjencave civile.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

“Vrau njerëz duke dhënë koncesione”, Vasili akuza të rënda Edi Ramës

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama. Deklarata e djeshme e bërë nga një mësuese...

Tragjedia Hillsborough e vitit 1989, akuzohet ish-komandanti i sigurimit

Ish-komandanti i policisë do të gjykohet për vdekjen e 95 tifozëve të futbollit që u vranë në stadiumin Hillsborough gjatë gjysmëfinales së ndeshjes midis...

Vendmi për taksën mbledhë Qeverinë Haradinaj

Para pak çastesh ka filluar Mbledhja e Qeverisë së Kosovës, e cila do të diskutojë për shumë çështje e njëra ndër to do të...

Së fundi

“Falsifikim dokumentesh, ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”/ SPAK nxjerr emrat e grupit prej 17 personash

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar një procedim penal ndaj një grupi personash të cilët akuzohen për vepra si...

Pesë respiratorë të rinj te “Shefqet Ndroqi”, Manastirliu lidhet me stafin e Covid-2: Rrisim kapacitetet

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka komunikuar drejtpërdrejt me ekipin e mjekëve dhe infermierëve të reanimacionit të spitalit COVID 2 “Shefqet...

Trageti “i ngecur” në ujërat greke numëron 122 të infektuar me Covid-19

Ka shkuar në 122 persona numri i të infektuarëve në tragetin “Elfterios Venizelos”, i cili që prej më shumë se 14 ditësh ndodhet në...