Greqia shtyn masat anti-covid, MEPJ: Çfarë duhet të dini para se të udhëtoni drejt shtetit fqinj

Më datë:

Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-covid deri më 24 janar. Këto masa shteti helen i kishte lënë në fuqi deri më 10 janar, por me shtimin e rasteve pas konfirmimit të variantit Omicron në vend, si duket masat shtrënguese do të vijojnë të jenë në fuqi.

Në një postim në Facebook, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme kujton se të gjithë shqiptarët që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht në qoftë se janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin test negativ PCR ose test antigjenik të kryer brenda 24 orëve.

MINISTRIA PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME NË FACEBOOK

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Greqia ka shtyrë masat aktuale anti-Covid deri më datë 24 janar 2022.

Të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht në qoftë se janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnostikuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin:

➡️ Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit.

OSE

➡️ Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit.

✅Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike   https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.

✅ Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.

ℹ️ Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00. /abcnews.al/

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

https://www.youtube.com/live/G67P3EOMCvM?si=-mH6iP9WylSqX4XL Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë...

“Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë

“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të...

Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që...

Goditje në Elbasan: dy arrestime për trafik droge, sekuestrim i lëndëve narkotike dhe mjeteve

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona...