16.5 C
Tirana

GJKKO rrëzon kërkesën e Suel Çelës

Më datë:

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka marrë një vendim në lidhje me kërkesën e paraqitur nga Suel Çela për revokimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”.

Kërkesa ishte depozituar më datë 02.12.2024, me objekt ndryshimin e masës së sigurisë që ishte caktuar më herët në kuadër të dosjes “Plumbi i artë”.

Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata e Posaçme, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, vendosi që të rrëzojë kërkesën e Çelës, duke vendosur vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” të parashikuar nga Kodi i Procedurës Penale.

Gjithashtu, gjykata vendosi që shpenzimet gjyqësore të ngarkohen mbi personin nën hetim.

Njoftimi i plotë:

NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesi Marjus (Suel) Lulaj (Çela) me datë 02.12.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës
kërkesën me objekt: “Revokimin e masës së sigurimit personal “ arrest në burg”, të
caktuar më vendimin nr. 42, datë 17.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet
228, 229, 230, 238 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 689, datë 13.12.2024,
vendosi:
1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Marjus Lulaj (alias Suel Çela), paraqitur
nëpërmjet mbrojtësit të pajisur me prokurë të posaçme, vazhdimin e masës së
sigurimit “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, sikurse është
dhënë me vendimin nr. 42 datë 17.05.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar.
2. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen personit nën hetim.
3. Kundër këtij vendimi lejohet e drejta e ankimit brenda 5 (pesë) ditëve nga e
nesërmja e komunikimit të tij, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin
dhe Krimin e Organizuar.
Tiranë, më datë 13.12.2024

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OpenAI realizon planin për të konkurruar Google, prezanton shfletuesin me IA

OpenAI ka prezantuar një shfletues me inteligjencë artificiale për...

Bonus-malus në zbatim nga 1 janari 2026, penalizon 3,8 % të drejtuesve të mjeteve me historik aksidentesh

Drejtoresha Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Mimoza...

Presidenti Begaj kërkon rishikim të qëndrimit të Vietnamit mbi njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale...

Berisha sulmon Ballukun: Paratë e qytetarëve të shpenzuara pa masë për aeroportin e Vlorës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot...