Fsheh klandestinët në portbagazh për ti shpëtuar policisë

Policia ka ndaluar një 24 vjeçar nga Korça pasi është kapur duke transportuar me mjetin tip “Renault” dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndalimi I 24 vjeçarit është bërë në kuadër të operacionit policor “Perimetri”.

I riu ka futur dy emigrantët në portobagazh për ti shpëtuar kontrolleve të policisë.

Materialet në ngarkim të I.D banues në Korçë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi