17.5 C
Tirana

Erdogan: Turqia do të arrijë maja të reja në vitin 2020

Më datë:

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar se vendi i tij do të arrijë maja të reja në vitin 2020 duke mbrojtur të drejtat e saj, veçanërisht në Mesdheun Lindor.

“Përmes përforcimit të shkallës së prodhimit, eksportit, punësimit dhe mbrojtjes së të drejtave tona në frontin ndërkombëtar, veçanërisht në rajonin e Mesdheun Lindor, ne po hapim dyert e një periudhe të re në rritje”, tha Erdogan në një takim të organizuar në Ankara.

Erdogan tha se këtë vit Turqia pavarësisht rrethanave do të demonstrojë arritjet e saj historike për lirinë dhe të ardhmen e saj.

Duke shtuar se sulmet ndaj Turqisë janë rritur në mënyrë të paparë viteve të fundit, ai tha se Turqia do të vazhdojë të irritojë ata që prisnin se ky vend të dorëzohej në vitin 2019.

Mega projektet

Më tej, Erdogan tha se Turqia përfundoi 1.161 projekte nga gjithsej 1.451 sa kishte në planin e saj të veprimit për vitin 2019.

Duke theksuar mega projektet në Stamboll, Erdoğan po ashtu përmendi edhe për aeroportin e ri të ndërtuar në Stamboll.

Aeroporti i Stambollit, faza e parë e të cilit u hap zyrtarisht në tetor të vitit 2018, mori përsipër trafikun ajror nga ish-aeroporti kryesor Ataturk më 6 prill.

Parashikohet që aeroporti të shërbejë 200 milionë pasagjerë në vit me një kapacitet të plotë pas përfundimit të katër fazave me gjashtë pista deri në vitin 2028.

Duke iu referuar trafikut detar në Ngushticën e Bosforit në Stamboll, Erdoğan potencoi rëndësinë e ndërtimit të një kanali të ri.

“Nuk është e mundur të parandalohet trafiku detar në Bosfor në mënyrë legale, ekonomike dhe shoqërore. E vetmja zgjidhje është të ndërtohet një kanal alternativ”, u shpreh presidenti turk.

Kanali 45 kilometrash i planifikuar për t’u ndërtuar në perëndim të qendrës së qytetit në anën evropiane të Stambollit, synon të forcojë kapacitetin detar të qytetit përmes trafikut.

Mega-projekti, i cili synon të parandalojë rreziqet e paraqitura nga anijet që transportojnë dërgesa të rrezikshme përmes Ngushticës së Bosforit, u miratua nga Ministria e Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë

Turizmi

Duke vlerësuar numrin e turistëve që vizituan Turqinë në vitin 2019, Erdoğan tha se Turqia synon rritjen e turizmit shëndetësor.

Ai tha se numri i turistëve që vijnë për shërbime shëndetësore arriti në 470 mijë deri në fund të nëntorit të vitit 2019.

Sa i përket operacioneve të vendit kundër terrorizmit, Erdoğan tha se Turqia neutralizoi gjithsej 1.250 terroristë të YPG/PKK-së dhe parandaloi dhjetëra aktivitete terroriste.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Plagosi 41-vjeçarin me thikë në Vlorë, momenti kur autori vihet në pranga 

Policia e Vlorës ka vënë në pranga 51-vjeçarin Abaz...

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2025

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u hodh sot...

Nis shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët

Ditën e sotme ka nisur shpërndarja e bonusit të...

Vrasja e shqiptarit në Itali, 37-vjeçari arrestohet 7 vite pas ngjarjes

Shtatë vjet pas vrasjes së 33-vjeçarit Edvin Sadiku në...