Pogradec: vendim gjykate, dy të arrestuarit për plagosje mbeten në qeli

Më datë:

Gjykata e Korçës ka lënë në burg N. A., autor i plagosjes së B.S., ngjarje e ndodhur 5 ditë më parë në Pogradec. Në burg është lënë gjithashtu dhe bashkëpunëtori i tij D. P., ndërsa vijojnë të jenë në kërkim, i vëllai i autorit dhe një tjetër bashkëpunëtor.

Burime nga gjykata bëjnë me dije se gjatë seancës për masën e sigurisë, autori ka pranuar se ka qenë një konflikt çasti mes tij dhe B. S. Sipas dëshmisë para togave të zeza, ai është shprehur se është sulmuar nga B. S., dhe ka qëlluar ndaj tij për ta neutralizuar, që ai të ndalonte sulmin.

“Kisha mundësi ta vrisja dhe nuk e bëra” – ka thënë autori.

Sa i përket të arrestuarit tjetër, D. P., ai ka deklaruar se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe se makinën e tij ja ka dhënë N. A., dhe ka ikur me makinën e të fejuarës për në plazh. Ndër të tjera, D. P., ka thënë se ka kamera sigurie në vendet ku ka qenë, çka vërtetojnë që s’ka gisht në ngjarje.

Në vijim pritet të verifikohen nga prokuroria kamerat e qytetit, ndërsa momentalisht nuk ka patur përgjigje nga ana e grupit hetimor lidhur me transkriptimin e filmimeve të kamerave të sekuestruara.

Sipas hetimeve të kryera rezultoi se katër të dyshuarit kanë tentuar të vrasin 35-vjeçarin B. S. për shkak të konflikteve të mëparshme. Ngjarja ndodhi teksa 35-vjeçari ndodhej në automjetin e tij, të parkuar në lagjen nr. 3 të Pogradecit, ku u qëllua me armë zjarri dhe mbeti i plagosur në këmbë.

Të arrestuarit dhe të shpallurit në kërkim akuzohen për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reçel me Kivi

I shijshëm, aromatik dhe plot me antioksidantë, reçeli me...

Protestuesit përballen me përfaqësuesit politikë para Komisariatit nr.1: “Ik, shporru!”

Klevis Balliu, Erald Kapri dhe Redi Muçi janë dëbuar...

Berisha akuzon qeverinë: Dhunë shtazore në protestë me gaz dhe ujë

Partia Demokratike ka reaguar për përplasjet në protestën e...

Erjon Llapushi dënohet me 17 vjet burg nga Apeli

Gjykata e Apelit ka dënuar këtë të enjte, 2...