Berisha akuzon qeverinë: Dhunë shtazore në protestë me gaz dhe ujë

Më datë:

Partia Demokratike ka reaguar për përplasjet në protestën e sotme para Kuvendit, duke dënuar dhunën.

Kreu i selisë blu, Sali Berisha në një videomesazh, u shpreh se “Me urdhër të Edi Ramës, sot narkopolicia përdori lëndë toksike, gaz lotsjellës të skaduar, përdori spray ariu, lëndë piroteknike, topat e ujit, zvarritjen, përgjakjen e protestuesve paqësorë me një egërsi të papërmbajtur”.

Dëshmuan se janë të aftë dhe të gatshëm, të ndërmarrin çdo krim dhe çdo akt për të mbrojtur karrigen e tyre. Me dhjetëra e dhjetëra protestues u morën forcërisht dhe me dhunë për t’u transferuar në qelitë e komisariateve.

Edhe një herë, kërkojmë lirimin e menjëhershëm, të të gjithë të ndaluarve, protestues paqësorë që po protestonin në përputhje me të drejtën e tyre kushtetuese dhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut. Dënojmë me forcën më të madhe dhunën e egër të ushtruar ndaj tyre dhe u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, të bashkohen, të solidarizohen, të mbështesin me të gjithë potencialet e tyre suksesin e pandalshëm të lëvizjes rinore qytetare më të fuqishme që ka njohur vendi nga vitet ’90.”, shprehet PD në një deklaratë zyrtare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Reçel me Kivi

I shijshëm, aromatik dhe plot me antioksidantë, reçeli me...

Protestuesit përballen me përfaqësuesit politikë para Komisariatit nr.1: “Ik, shporru!”

Klevis Balliu, Erald Kapri dhe Redi Muçi janë dëbuar...

Erjon Llapushi dënohet me 17 vjet burg nga Apeli

Gjykata e Apelit ka dënuar këtë të enjte, 2...

Pogradec: vendim gjykate, dy të arrestuarit për plagosje mbeten në qeli

Gjykata e Korçës ka lënë në burg N. A.,...