Reçel me Kivi

Më datë:

I shijshëm, aromatik dhe plot me antioksidantë, reçeli me kivi është pa dyshim receta me shijen më delikate që mahnit këdo.

Në ditët e sotme, në tregjet ushqimore mund të gjesh ç’të të dojë e bardha zemër. Por pavarësisht larmisë, ngjyrave, shijeve dhe aromave, ushqimet e gatuara dhe përgatitura në shtëpi janë më të mirat.

Akoma edhe sot, reçeli i bërë në shtëpi me atë të blerë në dyqan kanë një ndryshim të madh.

Reçeli i bërë në shtëpi ka shijen e freskisë, një aspekt që u mungon produkteve të dyqanit.

Reçeli i kivit mund të përgatitet në pak minuta dhe kombinohet shumë mirë me bukën që e hamë aq shumë.

Ky reçel mund të përdoret edhe në ëmbëlsira të ndryshme.

Reçeli i kivit nuk ka nevojë për substanca shtesë dhe mund të konsumohet për 10 muaj.

Kivit janë fruta të vegjël plot aromë dhe vlera shëndetsore. Tuli i tyre i gjelbërt ka një ndërthurje shijesh mes të ëmblës dhe të athtës. Aty mund të gjeni vitaminën C, K, E, folatin dhe kaliumin.

Përbërësit

  • 4 gota sheqer
  • 2 kilogramë kivi të qëruar dhe të ndarë në gjysmë
  • Çerek gote me lëng të freskët limoni

Përgatitja në katër hapa

  1. Qëroni kivit, ose merrni tulin e frutave me lugë dhe hidheni në tenxhere. Lëkura e frutave nuk duhet përdorur në reçel. Shtypeni masën e tulit të frutave me lugë deri sa të bëhet pelte. Shtoni sheqerin dhe lëngun e limonit.
  2. Lëreni pelten e kivit të ziejë. Uleni zjarrin dhe lëreni të ziejë ngadalë për 15 minuta deri sa të trashet. Përziejeni herë pas here që të parandaloni ngjitjen në pjesën fundore të tenxheres.
  3. Sterilizoni kavanozët duke i futur në një tenxhere të mbushur në gjysmë me ujë të valuar dhe kapakët e tyre në një tenxhere më të vogël me ujë të nxehtë. Mbajini kavanozët dhe kapakët në ujë të nxehtë deri sa të jeni gati për t’i përdorur.
  4. Hiqini kavanozët një e nga një dhe mbushini me reçel duke lënë një hapësirë boshe rreth 6 milimetra nga gryka e tyre. Mbyllini kapakët dhe vendosini në një enë të cilën e keni zhytur në ujë në një tenxhere.
  5. Kavanozët duhet të mbulohen tërësisht me ujë. Tenxheren vendoseni në zjarr dhe lëreni të ziejë për 10 minuta. Më pas hiqini kavanozët nga uji dhe lërini të ftohen
Artikulli paraprak

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protestuesit përballen me përfaqësuesit politikë para Komisariatit nr.1: “Ik, shporru!”

Klevis Balliu, Erald Kapri dhe Redi Muçi janë dëbuar...

Berisha akuzon qeverinë: Dhunë shtazore në protestë me gaz dhe ujë

Partia Demokratike ka reaguar për përplasjet në protestën e...

Erjon Llapushi dënohet me 17 vjet burg nga Apeli

Gjykata e Apelit ka dënuar këtë të enjte, 2...

Pogradec: vendim gjykate, dy të arrestuarit për plagosje mbeten në qeli

Gjykata e Korçës ka lënë në burg N. A.,...