14.5 C
Tirana

Ekzekutoi me armë zjarri në mes të lokalit 50-vjeçarin/ Gjendet te Shkëmbi i Kavajës makina e autorit të dyshuar

Më datë:

Alfred Dedja mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e një dite më parë në Ndroq, pasi u qëllua nga 27-vjeçari Julian Gjoshi.

Julian Gjoshi është kunati i Altin Hajrit.

Altin Hajri është pronari i kompleksit, “Golden”, ku para disa vitesh menaxher ka qenë pikërisht Alfred Dedja.

Ekzekutimi dyshohet se ka ndodhur për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Dedja ndodhej në një lokal në zonë kur është qëlluar nga Gjoshi. Policia i ka gjetur një armë edhe viktimës.

Ndërsa i riu, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes me një makinë tip “Benz” dhe ende ndodhet në arrati.

Sipas informacioneve autori i dyshuar i vrasjes, Julian Gjoshi, ishte mik me Dedjan.

Në momentin e ngjarje, viktima ka qenë duke drekuar me miqtë, kur në momentin që është futur në lokal 27-vjeçari, Dedja është ngritur për ta takuar, por ai e ka qëlluar me armë zjarri, pa i thënë asgjë.

Autori i dyshuar është një emër i njohur për autoritetet e drejtësisë. 27-vjeçari rezulton të ketë precedent të mëparshëm kriminal, ndërsa në vitin 2021 është arrestuar me pistoletë pa leje.

Po ashtu ai rezulton të jetë kunati i Altin Hajrit, një nga personat e shumëkërkuar të policisë, që dyshohet për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës

Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” ku dyshohet se u ekzekutua Jan Prenga, del edhe në përgjimet e SKYECC, ku ka pasur komunikime me ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja. Në dosje, veç të tjerash, rezulton se Hajri kërkonte ndërhyrjen e Çyrbjes për lirimin e kunatit të tij.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tabaku: Pensionistët marrin 20 lekë në ditë, për tunelin e Llogarasë shkojnë 50 mln euro “

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku përmendi në Kuvend aferën...

Zbulohen dy shtëpi bari në Malësinë e Madhe, në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Malësi e Madhe/Finalizohet operacioni policor i koduar “Neonët 2”. Zbulohen...

 Energji nga hapësira, ëndrra për të transmetuar burim diellor nga orbita

Grumbullimi i energjisë diellore në orbitë dhe transmetimi i...

Dëshmon mjeku që vizitoi Nuredin Dumanin: Kishte një plumb në trup

Gjykata e Posaçme dëgjoi dëshmitarët e radhës të kërkuar...