Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, viktimë e një aksidenti në rrugë

Më datë:

E trishtë! Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë gazetari i News24, Enrik Mehmeti.

Mehmeti ka humbur jetën në moshën 40-vjeçare, pas aksidetit me motor në plazhin e Porto Novës, në Zvërnec, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Gazetari Enrik Mehmeti ka raportuar ngjarjet nga qarku i Vlorës. Për vite me radhë, Mehmeti ishte fytyra dhe zëri që solli në ekranin e News24 ngjarjet më të rëndësishme të jugut të vendit, nga kronika e zezë te operacionet policore, zhvillimet sociale, politike dhe turistike. Ai njihej për praninë e menjëhershme në vendngjarje, raportimet ekskluzive dhe këmbënguljen për të sjellë informacionin e verifikuar, edhe në situata të vështira.

Ikja e parakohshme e kolegut Enrik Mehmeti është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe komunitetin e gazetarëve.

Enrik Mehmeti la pas bashkëshorten dhe 2 fëmijët.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 21:40, në zonën e Dajlanit, në Vlorë, në bregdet dhe jashtë zonës rrugore, ka ndodhur një ngjarje aksidentale me pasojë humbjen e jetës së shtetasit Enrik Mehmeti rreth 40 vjeç, banues në Vlorë (gazetar).

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se, duke lëvizur me një motomjet me katër rrota, ai ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, i cili është përmbysur. Si pasojë e përmbysjes, drejtuesi i motomjetit, shtetasi Enrik Mehmeti ka pësuar dëmtime të rënda trupore.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe autoambulanca. I dëmtuari është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Vlorë, ku, pavarësisht ndihmës së dhënë nga personeli mjekësor, ka ndërruar jetë.

Në motomjet ndodhej si pasagjer shtetasi K. S., rreth 18 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta pa probleme për jetën.

Nga verifikimet paraprake rezulton se ngjarja aksidentale ka ndodhur jashtë zonës rrugore, në një sipërfaqe bregdetare, dhe nuk ka përfshirë mjete të tjera apo përdorues të rrugës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen të gjitha veprimet procedurale në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të kësaj ngjarjeje aksidentale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Narkoshteti po shkërmoqet”, Berisha: Rama ndodhet në alarm

Kryetari i PD Sali Berisha në konferencën me gazetarët...

Kurbin, atentat ndaj makinës së kushëririt, arrestohen tre persona

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me...

Kufizime për mishin brazilian në tregjet europiane, Shqipëria merr masat e reja

Nga 3 shtatori, Shqipëria do të ndërpresë importin e...

Momenti i shumëpritur erdhi, Ronaldo dhe Rodriguez kurorëzojnë dashurinë në martesë

Cristiano Ronaldo i ka dhënë fund beqarisë. Ylli portugez...