Dyshimet për spiunazh/ Arrestohet një çift rus, po hynte ilegalisht në Kosovë

Më datë:

Dy rusë u arrestuan këtë të hënë duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi në fshatin Sharpel, në veri të vendit.

Sipas medieve lokale policia kufitare i ndaloi ata teksa po udhëtonin me veturë në një rrugë ilegale që shfrytëzohet nga kontrabandistët, për të dalë nga Kosova.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një automjet me targa malazeze të cilin po e drejtonte një person mashkull, shtetas rus. Sipas policisë në automjet ka qenë edhe një pasagjere, po ashtu shtetase ruse.

Siç raporton Klan Kosova, Igor K. dhe Marina V., po mbartnin me vete në makinë edhe disa pajisje të dyshimta, të cilat kanë të bëjnë me fushën e sigurisë.

Për mashkullin e arrestuar strukturat kosovare të sigurisë po dyshojnë se ka edhe përvojë ushtarake. Me veshje të tilla Igori është parë edhe në disa fotografi të publikuara.

Momentalisht ata akuzohen vetëm për kalim ilegal të kufirit. Me urdhër të prokurorit dy shtetasve rusë u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merr fund arratia! Vrau 38-vjeçarin tre vite më parë, arrestohet autori në Fier

Një 38-vjeçar ka përfunduar në pranga për një ngjarje...

Kurti e Abdixhiku nuk arrijnë marrëveshje për presidentin e ri të Kosovës

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe partia opozitare...

Alarm ndërkombëtar për produktet HiPP, hetime për ndotje të mundshme

Një rast shqetësues ka ngritur alarmin në disa vende...

Malaj në Uashington: Ekonomia shqiptare e qëndrueshme, menaxhimi i kujdesshëm fiskal ka forcuar financat publike

Ministri i Financave, Petrit Malaj, mori pjesë në Takimet...