1.5 C
Tirana

Belgjikë, Zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian bëjnë betimin

Më datë:

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen dhe zyrtarët e tjerë të lartë të Bashkimit Europian bënë sot betimin në detyrë, duke u zotuar të respektojnë traktatet themeluese të bllokut.

“Ne kemi marrë përsipër një përgjegjësi shumë të madhe”, tha Von der Leyen, gjatë ceremonisë në gjykatën më të lartë të bllokut, gati gjashtë javë pas marrjes së detyrës në degën ekzekutive.

Pjesë e ceremonisë ishte edhe premtimi për t’u sjellë me integritet dhe takt, në lidhje me emërimet dhe përfitimet e pranuara, pas shërbimit në ekzekutivin e BE-së.

Detyra thelbësore e Gjykatës Europiane të Drejtësisë, me seli në Luksemburg, është të sigurojë që ligji i BE-së të respektohet në të 28 vendet anëtare të tij./ATSH

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Nuk do të ketë urbanizim përpara legalizimit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot një...

Drejtoi automjetin në gjendje të dehur, SPAK dërgon për gjykim deputetin Qani Xhafa

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka...

Gjykata e Lartë rrëzon Monika Kryemadhin, lë në fuqi sekuestrimin e banesës te Kodra e Diellit

Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi...