Iran, Teherani paralajmëron Londrën ndaj ndërhyrjeve të reja

Më datë:

Irani kërcënoi sot të dëbojë ambasadorin britanik në Teheran, në rast të një ndonjë gabimi tjetër nga ana e Londrës, dy ditë pas arrestimit të këtij diplomati, të cilin Republika Islamike e akuzoi se kishte marrë pjesë në një tubim të paligjshëm.

“Teherani kërkon ndërprerje të menjëhershme të të gjitha veprimeve ndërhyrëse dhe provokuese nga ambasada britanike në Teheran”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme, duke paralajmëruar se kjo e fundit nuk do të kufizohet me thirrjen e ambasadorit, nëse ky qëndrim vazhdon .

Ministria  e Jashtme britanike thirri ambasadorin e Iranit për t’i shprehur kundërshtimet e forta për arrestimin e ambasadorit britanik në Teheran, theksoi sot zëdhënësi i zyrtar i kryeministrit.

“Bëhet fjalë për një shkelje të papranueshme të Konventës së Vjenës”, theksoi zëdhënësi, duke shtuar se Britania e Madhe do t’i kërkojë ambasadorit, Hamid Baeidinejad, siguri mbi faktin se kjo nuk do të ndodhë më.

Teherani kritikoi ambasadorin britanik, Rob Macaire, për pjesëmarrje në një manifestim të paligjshëm, në shkelje të konventave diplomatike.

Dje, manifestuesit dogjën një flamur britanik dhe një tjetër izraelit para ambasadës britanike në Teheran, me thirrjet “Vdekje për Britaninë e Madhe”.

Zëvendësministri i Jashtëm iranian konfirmoi dje arrestimin për një kohë të shkurtër të ambasadorit britanik, Rob Macaire, si një i huaj i dyshuar për pjesëmarrje në një manifestim të paligjshëm, duke shtuar se ai ishte lënë i lirë menjëherë pas konfirmimit të identitetit të tij./ATSH

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion antidrogë në Mirditë, zbulohet kanabis në zonën pyjore, arrestohet 27-vjeçari

Një operacion i policisë kundër kultivimit të bimëve narkotike...

Rama: Raporti i SIGMA/OECD vlerëson MIA-n për koordinimin e komunikimit qeveritar

Kryeministri Edi Rama reagoi sot në lidhje me raportin...

Berisha: Integrimi i bazuar në meritë, jo në ndikime politike

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së...

Seanca në GJKKO për “Partizanin”, Taulant Balla: do e çoj deri në fund kallëzimin

Pak para dëshmisë që do të japë sot në...