Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e masës së sigurisë.
Ndryshe nga ish-kryeministri Sali Berisha, gjyqtarja Flojera Davidhi nuk pranoi kërkesën e Malltezit për t’i shuar këtij të fundit masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Dhëndri i Berishës, Jamabër Malltezi ndodhet në “arrest shtëpie” që prej nëntorit të vitit të kaluar.
Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me ndërtimet në ish-kompleksin sportiv “Partizani”.