Tragjedia në Durrës, Balla: Duhet ndryshim i menjëhershëm i Kodit Penal

Më datë:

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi sot se ngjarja tragjike në Durrës kërkon reflektim të menjëhershëm nga të gjitha palët politike, pa dallime ideologjike.

Gjatë fjalës së tij në seancën e sotme plenare të Kuvendit, Balla argumentoi se zbatimi aktual i ligjeve nuk është i mjaftueshëm për të parandaluar raste të tilla, duke marrë si shembull faktin se masa si heqja e pikëve në patentë nuk janë proporcionale me pasojat e rënda që mund të ndodhin.

Sipas tij, Shqipëria duhet të reagojë shpejt dhe të përshtas legjislacionin për të trajtuar më ashpër këto raste.

Balla bëri thirrje të drejtpërdrejtë ndaj Policisë së Shtetit për të marrë masa më të forta ndaj personave problematikë në komunitet, të cilët i quajti “të fortët e lagjeve”.

Ai kërkoi që këta individë të monitorohen vazhdimisht dhe të mos lejohen të kenë akses në mjete që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Më pas Balla mbrojti reformën në drejtësi, duke e cilësuar si një nga sukseset më të mëdha institucionale në vend.

Ai theksoi se për herë të parë në historinë e Shqipërisë, individë nga të gjitha krahët politikë po përballen me drejtësinë, duke e konsideruar këtë si provë të funksionimit të saj dhe kritikoi sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë dhe bëri thirrje për ndalimin e presioneve ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Sipas tij, sistemi i ri garanton pavarësi dhe fundin e praktikës së vjetër ku politika ndikonte në emërimet në drejtësi.

Në vijim, Balla theksoi rëndësinë e respektimit të procedurave ligjore, duke nënvizuar se çdo akuzë duhet të depozitohet në organet përkatëse dhe jo të përdoret për retorikë politike. Ai ndau edhe përvojën e tij personale si dëshmitar në gjykatë, duke theksuar se përpara se të jesh politikan, je qytetar që duhet t’i bindet ligjit.

Balla kritikoi mungesat në raportimin e ministrave në Kuvend, duke theksuar se institucionet ekzekutive janë të detyruara të japin llogari përpara parlamentit. Ai kërkoi që raportimi të bëhet i rregullt dhe sistematik, sidomos për çështje të rëndësishme si procesi i integrimit europian.

Ai theksoi rolin kyç të Kuvendit në monitorimin e negociatave me BE-në, duke kërkuar që çdo hap dhe çdo pozicion negociues të diskutohet dhe të bëhet transparent për deputetët.

Ndërkohë më tej, Balla vlerësoi punën e ministrit të Jashtëm Ferit Hoxha, duke e cilësuar si një nga diplomatët më të mirë të Shqipërisë në dekadat e fundit. Ai theksoi eksperiencën e tij ndërpartiake dhe kontributin në përfaqësimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

Ai kritikoi sulmet personale ndaj tij, duke i konsideruar të pabazuara dhe jashtë standardeve politike. Sipas Ballës, debati duhet të mbetet në nivel institucional dhe jo të degradojë në sulme personale.

Balla kundërshtoi pretendimet e opozitës për dështimin e procesit të integrimit, duke theksuar se Shqipëria është në një fazë të avancuar dhe madje përpara Serbisë në disa aspekte. Ai përmendi deklarata ndërkombëtare që e rendisin Shqipërinë si një nga vendet pararojë për anëtarësim në BE.

Ai bëri thirrje për një qasje më kombëtare ndaj integrimit, duke kërkuar që opozita të pranojë arritjet dhe të mbështesë procesin. Sipas tij, integrimi europian duhet të jetë një objektiv i përbashkët mbi interesat partiake.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Në krizën më të rëndë të çmimeve, fermerëve iu hoq subvencioni i naftës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në...

Aksident me vdekje në Berat, makina përplaset me motorin. Humb jetën 60-vjeçari

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është regjistruar në...

Komisioni i Ekonomisë rrëzon nismën për uljen e taksës së qarkullimit të karburanteve

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat nuk miratoi projektligjin...