4.5 C
Tirana

Noka-mazhorancës: Çështja Xhaçka, varri që i keni hapur drejtësisë në këtë vend

Më datë:

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka në fjalën e tij sot në Kuvend, ka hedhur akuza në drejtim të mazhorancës socialiste në lidhje me opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Noka në fjalën e tij tha se “çështja e investitores strategjike Olta Xhaçka është një çështje që bën me turp çdo njeri që ligjit i thotë ligj dhe Kushtetutës, Kushtetutë”.

AI tha se “po mbroni një vjedhje, po mbroni një shkelje ligjore dhe Kushtetuese, sepse jeni të gjithë të zhytur në skandale të ngjashme”.

“Në të gjithë botën e qytetëruar, termi “investitor strategjik” përdoret për biznesmenë të mëdhenj që kanë nevojë për lehtësira fiskale dhe mbrojtje, por sulltani juaj me gjithë këtë eunukërinë që e shoqëron këto, e ka shndërruar termin e investitorit strategjik me rrëmbim parash, pronash, tokash publike dhe private për t’ua dhënë ministrave dhe grave e burrave të tyre. Kjo ka të bëjë me aspektin moral dhe politik. Me aspektin kushtetues dhe ligjor, çështja Xhaçka është varri që sulltani juaj i ka hapur drejtësisë në këtë vend”, tha Noka.

Noka theksoi më tej se “Komisioni i Venecias e thotë se dëshiron të theksojë se në këtë rast konkret, pra në rastin Xhaçka, Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim dhe se Kuvendi është i detyruar të dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mocionin për papajtueshmëri të mandatit”.

“E thotë Komisioni i Venecias, por juve është çfarë t’u thotë Taulanti që merr porosi nga sulltani”, tha Noka.

Duke iu drejtuar ministrit të drejtësisë Ulsi Manja, Noka tha më tej se “edhe ti Ulsi je gjysminvestitori strategjik. Le që ti je edhe kriminel elektoral”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Telefoni më i hollë i palosshëm në botë gati për treg

Ka pasur thashetheme që qarkullojnë se Oppo Find N5...

Dortmund vijon “rënien e lirë”, Nuri Sahin në “fije të perit”

Nuk ka “paqe” për Dortmund, me verdhezinjtë që përballë...

Hasude me Arra

Një ëmbëlsirë fantastike, me një shije të veçantë është...

Zbulohet dinamika e re astronomike

Plutoni ka patur një impakt të butë me Carontin,...