3.5 C
Tirana

“Xhaçka”, Balla: Komisioni i Venecias na dha të drejtë, parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar

Më datë:

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla mori fjalën në foltore për të kërkuar diskutimin e marrëveshjes me BERZH, lidhur me një projekt për përmirësimin e shëndetësisë, si pikë e rendit të ditës në kuvend.

Më tej duke iu përgjigjur debateve të nxitura nga opozita gjatë seancës për opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e deputetes socialiste Olta Xhacka, ministri Balla dha këndvështrimet e tij.

“Nuk mbaj mend që të ketë ardhur një opinion nga Komisioni i Venecias, që humbësit ta kenë konsideruar si fitore. Për shkak të matematikës 59-a juve ju duket më e madhe se dyshi. Kur në 59 paragrafe “Venecia” thotë kanë të drejtë ata që që kanë vendimarrjen, ju thoni ai votim ku ne kemi marrë pjesë, është i pavlefshëm. Po të kishit të drejtë kur u mblodh kuvendi, ju do kishit marre fjalën dhe do thonit: të zbatojmë vendimin e gjykatës dhe jo të shkojmë në votim” tha Balla.

Duke iu përgjigjur deklaratave të kreut të Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi se maxhoranca fabrikoi një opionion tjetër, ministri tha se: Komisioni i Venecias ka shkruar e zeza mbi të bardhë se parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por thotë se është në gjendje të votojë për çështje që janë brenda kompetencave të veta. Kuvendi ka votuar brenda kompetencave që i përcakton kushtetuta dhe këtë e thotë Komisioni i Venecias.

“Ju thoni që një ditë bukur të ngrihet gjykata dhe t ‘i thotë kuvendit: ju mos votoni më ligje. Ku gjendet e drejta e nje gjykate t’ i imponohet e të hyjë në kompetenca e kuvendit dhe ndaj ju mirkuptoj. Ia keni marrë dorën dhe ju ka ngelur nga ish-udhëheqësi i partisë që ju çdo humbje e konsideroni një fitore dhe në raste te tilla thuhet: fitore paçi gjithmonë,sa herë të keni mundësi” ” deklaroi ministri.

Balla u kujtoi deputetëve opozitarë se opinioni vjen mbi bazën e pyetjeve që i shkojnë
“Ndoshta s’ i keni lexuar pyetjet. Lexojini dhe pastaj bëjini derman edhe Asllanit se u e bëmë si teater kukullash” tha Balla duke iu referuar veprimeve të deputetit Dogjani gjatë kohës që ministri fliste në foltore.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Seanca në GJKKO, zbardhet dëshmia e Nuredin Dumanit: Një oficer policie bashkëpunonte me krimin duke…

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka dhënë dëshmi...

10 emigrantët e paligjshëm më të rrezikshëm mbërrijnë në Gjirin e Guantanamos

 Ka mbërritur në qelitë e paraburgimit në Guantanamo grupi...

Belind Këlliçi nën hetim për falsifikim të diplomës, nëndrejtoresha e “Harry Fultz” thirret në SPAK

SPAK ka thirrur nëndrejtoreshën e një instituti arsimor, Brikena...