Dhunë dhe heroinë, policia aksion në Durrës, 7 të arrestuar në pak orë

Më datë:

Policia e Durrësit ka arrestuar shtatë persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin B. B., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin E. F., 55 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik në një mobileri në Fllakë, Durrës, pasi gjatë kohës që ka qenë duke punuar pa respektuar masat e sigurimit teknik, në këtë mobileri, është dëmtuar në dorë shtetasi Y. A., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Postën e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin S. C., 49 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Fatmir Koçi, 48 vjeç, banues në Krujë, pasi nga dënimi prej 4 vitesh burgim që i caktuar Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, i kanë mbetur për të kryer edhe 9 muaj burgim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. N., 39 vjeç dhe E. N., 53 vjeç, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet përkatëse, pa leje drejtimi;

A. S., 33 vjeç, banues në Kënetë, Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PS në Njësinë 12: Rama për BE-në: Porta e hapur do mbyllet vetëm kur të hyjmë brenda

https://www.youtube.com/live/G67P3EOMCvM?si=-mH6iP9WylSqX4XL Kryeministri Edi Rama, mbajti fjalën e tij në Asamblenë...

“Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë

“Është më mirë të jesh i përgatitur sesa të...

Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!

Mes konfliktit në Iran dhe krizës së energjisë që...

Goditje në Elbasan: dy arrestime për trafik droge, sekuestrim i lëndëve narkotike dhe mjeteve

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona...