“Denoncuesi në burg, mafia në pushtet”, pankarta për Salianjin

Më datë:

Një nga pikat ku mbështetës të opozitës janë mbledhur duke bllokuar aksin rrugor është ajo te ish-sheshi Shqiponja.

Pikërisht në këtë pikë, një prej protestuesve mban në duar një pankartë, që i referohet burgosjes së ish-deputetit Ervin Salianji.

‘Denoncuesi në burg, mafia në pushtet”, shkruhet në pankartë, ku në njërën anë qëndron foto e Salianjit dhe në tjetrën fotot e personazheve që janë denoncuar nga ish-deputeti demokrat, që prej disa javësh ndodhet i burgosur.

Edmond Spaho: Demokracia në Shqipëri po eliminohet. Rama ka si synim që të shkatërrojë opozitën dhe të ketë një tjetër mandat në tavolinë. Ne nuk mund të pajtohemi me këtë. Zgjedhjet nuk mund të jenë farsa elektorale. Rama nëpërmjet parave të drogës, nëpërmjet kapjes të sistemit të drejtësisë, medias e OJF-ve të fitojë zgjedhjet në tavolinë. Ndaj kërkojmë qeveri teknike.

Luçiano Boçi, i cili ndodhet në Milot tha se: “Kjo është mosbindje civile, e cila ka aktet e veta. Është një akt proteste në kuadër të mosbindjes civile. Kërkojmë qeveri teknike, për ti dhënë fund inkuizicionit politik të opozitës, për ti dhënë liri liderit të opozitës, për të sigururuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Edi Paloka, i cili ndodhet në rrethrrotullimin e Shkozetit, tha se protesta do të vijojë ashtu sikundër është njoftuar. Ai tha se qëllimi i protestës së sotme është bllokimi i akseve rrugore dhe nuk do të ketë veprime të tjera.

Ivi Kaso , icili ndodhet në rrethrrotullimin e Bradasheshit, tha se nisi etapa e mosbindjes civile që ka të bëjë me bllokimin e qarkullimit në akset kryesore rrugore. Jemi treguar të kujdesshëm që, pavarësisht kësaj mënyre jo shumë të zakontë proteste, të lajmëronim qytetarët që të merrnin masa për të qarkulluar paraprakisht. 

Elda Hoti: Narko-regjimi ka vjedhur të tashmen dhe të ardhmen e rinisë. Rama diskriminon veriun. Sot veriu i Shqipërisë është lënë në harresë totale. Varfëria e mjerimi është ulur këmbëkryq në çdo familje shqiptare.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Me një listë të vetme, opozita serbe në Kosovë synon ndryshime politike

Ndërsa skena politike në Kosovë po riorganizohet sërish para...

Hristijan Mickoski apelon për qetësi mes debatit për gjuhën shqipe

Studentët shqiptarë në Shkup nuk tërhiqen nga kërkesat e...

Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë për pezullimin nga detyra

Ish-numri dy i qeverisë, Belinda Balluku, ka paraqitur rekurs në...

ODIHR: partitë politike duhet të deklarojnë çdo donator dhe burim financimi

ODIHR-i ka dalë me një opinion urgjent mbi projektligjin e...