Pas protestës së opozitës, procedohen penalisht tre deputetë të PD

Më datë:

Tre janë deputetët e PD që janë proceduar penalisht pas protestës së opozitës ditën e djeshme, ku u bllokuan nga qytetarët disa akse kombëtare. Tomor Alizoti, Qani Xhafa dhe Edmond Spaho, janë tre deputetët e Partisë Demokratike të cilën janë në procedim penal pas protestës së djeshme në Bradashesh të Elbasanit.

Në përfundim të veprimeve hetimore dhe operacionale, në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në Bradashesh, veprime këto të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., H. L., E. P., të tre banues në Elbasan, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. A., Q. XH. dhe E. S., të tre deputetë të Partisë Demokratike, si dhe për shtetasit I. K., A. B., B. H., A. B., S. Sh., H. T., D. S., A. K., D. K., A. B., B. T., Y. B., Xh. I., E. Sh., A. M., P. P., A. T., S. P., N. P. dhe Q. Sh., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Në vijim u shpallën në kërkim shtetasit L. T., G. C. dhe G. Ç., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Ditën e djeshme, këta shtetas janë grumbulluar në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, te rrethrrotullimi në Shijon, dhe për rreth 2 orë, kanë penguar qarkullimin e mjeteve në të dyja senset e aksit. Më tej, nga verifikimet ka rezultuar se shtetasit e arrestuar E. P. dhe H. L., si dhe shtetasi i proceduar A. B., kanë lënë 3 automjete në rrugë, me qëllim bllokimin e qarkullimit. 3 automjetet janë lëvizur nga rruga, në përfundim të tubimit, dhe janë sekuestruar nga Policia, ndërsa 1 automjet tjetër është shpallur në kërkim.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e automjetit të katërt që bllokoi qarkullimin, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, po hetohet për të identifikuar shtetasit e tjerë të implikuar në paligjshmëri gjatë tubimit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Trafikonin shtetas drejt SHBA dhe Kanadasë, GJKKO dënon me tetë vite burg kreun e grupit kriminal

 Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Ibrahimaj: Sigurimi i detyrueshëm ndaj fatkeqësive natyrore, domosdoshmëri për stabilitetin ekonomik e fiskal

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mori pjesë sot në...

Kryeministrja Silina njofton dorëheqjen, pas ndërhyrjes së dronëve ukrainas

Kryeministrja letoneze, Evika Silina njoftoi sot dorëheqjen, pasi humbi...

Berisha-mazhorancës: Raportin për integrimin e keni mbushur me mashtrime

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot në...