Opozita bllokon rrugët, paralizohet qarkullimi në 6 kryqëzimet kryesore të vendit.

Më datë:

Opozita ka nisur mosbindjen civile, e dyta radhazi pas asaj të 7 tetorit. Opozita paralajmëroi bllokimin e gjashtë segmenteve kryesore të lëvizjes së automjeteve në Shqipëri, duke nisur nga ora 17.00, si pjesë e strategjisë së saj.

Deputetët e PD-së u shpërndanë në 6 akse kryesore dhe është parashikuar të paralizohet qarkullimi për tre orë. Çdo segment do të ketë në krye degët e PD në rrethe si dhe deputetët e qarkut. Afati i bllokimit po kështu mësohet të jetë nga ora 17:00-20:00.

Mbështetës të opozitës kanë bllokuar akset rrugore në 6 pika nevralgjike nga Miloti në Levan. Protesta ka nisur rreth orës 17:00 dhe pritet të zgjasë deri në orën 20:00, sipas njoftimeve zyrtare.

Ndërkohë që deri më tani nuk janë shënuar incidente apo përplasje, një qytetar në Milot ka zgjedhur të protestojë hipur një kalë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bardhi: Integrimi europian standard qeverisjeje, jo propagandë

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi,...

Donald Trump dhe Xi Jinping flasin për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

Presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe presidenti amerikan Donald...

Berisha: Nëse Islanda i bashkohet BE-së, mund të ftohet entuziazmi për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se...

Koçiu: Shqipëria më afër se kurrë BE-së, progresi i konfirmuar nga raportet e SHBA dhe BE

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu deklaroi sot në Kuvend se debati...