COVID-19/ Samiti i G20 jep 5 trilionë dollarë për të shpëtuar ekonominë botërore

Më datë:

amiti i G20, i mbledhur ditën e sotme për situatën e krijuar nga koronavirusi, ka vendosur të japë shumën marramendëse prej 5 trilionë dollarësh për të shpëtuar ekonominë botërore.

Samiti i G20 është mbledhur online, ku marrin pjesë krerët e superfuqive botërore, që nga Presidenti i SHBA, Donald Trump, deri tek ai i Rusisë, Vladimir Putin.

Videokonferenca kryesohet nga Mbreti Saudit Salman, i cili është i përfshirë në një luftë çmimesh në tregun e energjisë me Rusinë, pasi të dyja palët nuk arritën marrëveshje për shkurtimet e prodhimit.

“Ndërsa bota përballet me pandeminë COVID-19 dhe sfidat ndaj sistemeve të kujdesit shëndetësor dhe ekonomisë globale, ne thërrasim këtë samit të jashtëzakonshëm të G20-ës për të bashkuar përpjekjet drejt një reagimi global”, tha mbreti saudit. Riadi mban presidencën e radhës të G20-ës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00

Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të premte (3...

Ngjarje e rëndë në Durrës: adoleshenti gjendet pa shenja jete në palestër

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë...

GJKKO shtyn gjyqin për Veliajn, përcaktohet data e seancës së ardhshme

Është shtyrë seanca penale në Gjykatën e Posaçme për...

Kultivimi i bimëve në planetin Mars

Pas fluturimeve rreth Hënës, njeriu synon planetin Mars. Prej...