Mbi 500 mijë raste me koronavirus në gjithë botën

Numri i rasteve të të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në gjithë botën ka shkuar në mbi 500 mijë.

Gjithsej 500.542 raste janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i rasteve është regjistruar në Kinë, me 81.285 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten SHBA me 74.422 raste dhe Italia me 74.386.

Pas tyre vijojnë Spanja me 56.197 paceintë, Gjermania me 41.519, Irani me gjithsej 25.233 raste deri më tani, Franca me 25.233 dhe Zvicra me 11.712 raste.

Vendet në fjalë janë të vetmet që kanë tejkaluar shifrën 10 mijë me të infektuar nga virusi.

Virusi, i cili për herë të parë u shfaq në qytetin Wuhan në Kinë, deri më tani është përhapur në afër 200 vende dhe rajone në mbarë botën.

Deri më tani, në mbarë botën jetën kanë humbur 22.334 njerëz.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shpallur sëmundjen pandemi globale.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Miliarderi Michael Bloomberg merr vendimin për zgjedhjet presidenciale

Michael Bloomberg, ish Kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut për tre mandate nga viti 2002 deri në vitin 2013, ka shuar zërat për një...

Kotzias: Nuk iki me pushime pa zgjidhur problemet me Shqipërinë

Vetëm një ditë pasi zgjidhën me Shkupin mosmarrëveshjen 27 vjeçare për emrin, Greqia duket e vendosur për tu dhënë zgjidhje edhe çështjeve të mbartura...

Alibeaj denoncon: Policia e Mallakastrës kërkon të mbyllë me presion, një akt kriminal

Partia Demokratike publikoi një video ku shfaqen dy persona të cilët largohen pasi i vënë zjarrin një automjeti. Sipas Demokratëve pamjet faktojnë zjarrvënien e...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...