Erdoğan thirrje për mobilizim global në luftën kundër COVID-19

Vendet në gjithë botën duhet të ndërmarrin veprime të shpejta për të frenuar pandeminë e koronavirusit të ri, kërkoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

“Unë i ftoj të gjitha vendet të marrin pjesë në mënyrë të drejtë në luftën kundër kësaj krize globale shëndetësore, derisa i gjithë njerëzimi të marrë frymë nga lirshëm”, tha Erdoğan para liderëve të botës në Samitin e Jashtëzakonshëm të G20-tës për virusin, në të cilin ai, si gjithë liderët e tjerë, mori pjesë përmes një lidhjeje me telekonferencë.

Erdoğan tha se të gjitha vendet duhet të mobilizohen sa më parë, njëjtë sikurse gjatë krizës financiare globale.

“Asnjë vend nuk e ka luksin të zbatojë politika proteksioniste dhe të njëanshme”, tha presidenti turk.

Ai deklaroi se në këtë proces nëpër të cilin po kalon bota, të gjith vendet janë të detyruara të shërbejnë si udhëzues, të marrin përgjegjësi mbi supe dhe të shfaqin bashkëpunim në nivel global.

“Të gjitha masat për të trajtuar koronavirusin duhet të jenë në përputhje me rregullat e OBSH-së dhe të inkurajojnë bashkëpunimin global”, tha Erdoğan, duke shtuar se shpërthimi i koronavirusit ka demonstruar edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit dhe pajtimit në bllokun e G20-tës.

Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve të ndajnë përvojat e tyre në lidhje me kontrollin e pandemisë COVID-19 dhe diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes.

“Ne shohim që madje shumë vende të zhvilluara kanë vështirësi serioze në luftën kundër pandemisë së koronavirusit”, tha ai.

Presidenti i Turqisë po ashtu kërkoi mobilizim të resurseve financiare humanitare për rajonet e prekura nga luftërat dhe komunitetet e rrezikuara.

Erdoğan mori pjesë në samit, i cili zgjati mbi dy orë, nga Pallati Huber në Stamboll.

Ai u shoqërua nga ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu, ministri i Financave dhe Thesarit, Berat Albayrak, Drejtori i Komunikimeve, Fahrettin Altun, zëdhënësi i Presidencës, İbrahim Kalın, dhe diplomati përgjegjës për G20-tën në Turqi, Sherif Hayattin Demircan.

Përveç Turqisë, në samit morën pjesë Gjermania, SHBA, Argjentina, Australia, Brazili, Kina, Indonezia, Franca, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, India, Mbretëria e Bashkuar, Italia, Japonia, Kanadaja, Meksika, Rusia, Arabia Saudite dhe Bashkimi Evropian.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Shifrat/ 11 persona të mbytur në det nga qershori në korrik

Që nga nisja e sezonit veror 2019 deti i ka marrë jetën 11 pushuesve vendas dhe të huaj, shifër e dalë nga rastet e...

Gjykata i lë në burg të vëllanë, jep dorëheqjen drejtori i Transportit Rrugor

Gjykata e Tiranes caktoi mesditën e së hënës masën e sigurisë arrest me burg për Altin Isarajin, vëllain e drejtorit të Transportit Rrugor Arben...

Hoxhaj: Nëse se votojnë deputetët shqiptarë, do të kërkojmë mbështetjen e Listës Serbe

Zv/kryeministri, Enver Hoxhaj, ka thënë se nëse deputetët shqiptarë nuk e votojë demarkacionin, ata do ta kërkojnë përkrahjen nga Lista Serbe. “Nëse nuk e votojnë...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...