Bordi i Transparencës vendos çmime të reja për karburantet, hyjnë në fuqi sot në orën 20:00

Më datë:

Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të premte (3 prill 2026) çmimet e reja tavan për shitjen e nënprodukteve të naftës në vend, duke reflektuar edhe uljen e fundit të akcizës me 20%.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin (standard SSH EN 590) është përcaktuar të jetë jo më shumë se 224 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër. Autoritetet bëjnë të ditur se ulja e akcizës, së bashku me efektin e TVSH-së, përkthehet në një reduktim prej rreth 9.5 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është caktuar 181 lekë/litër, ndërsa me shumicë 169 lekë/litër.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë, duke nisur nga ora 20:00 e datës 3 prill 2026, dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e reja të tregut.

Bordi i Transparencës u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit me shumicë dhe pakicë të karburanteve që të zbatojnë me përpikëri çmimet e përcaktuara. Në të kundërt, paralajmërohet se shkeljet do të shoqërohen me masa të rrepta, deri në pezullim të aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, theksojnë se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Miratohen ndryshimet në ligjin për SHISH dhe dy projektrezoluta

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e...

Bozdo: “Voltalia” u favorizua, KESH miliona euro dëm buxhetit të shtetit

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo deklaroi sot se...

MALI I ZI – Arrestohet një haker iranian i kërkuar nga SHBA

Një person i dyshuar për mashtrim kibernetik, i kërkuar...

Rama i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit francez, Hollande

Kryeministri Edi Rama i akordoi sot Medaljen e Artë...