COVID-19, arrin edhe në majën më të lartë në botë, infektohen alpinistët

Më datë:

Prej më shumë se një viti COVID-19 është përhapur pothuajse në çdo pjesë të globit, duke marrë jetën e mbi 3 milion personave dhe duke infektuar më shumë se 143 milionë.

Mjekët kanë konfirmuar rastet e para me COVID-19 në Malin Everest pas vendimit për të rihapur majën më të lartë në botë për alpinistët e huaj.

I pari alpinist i konfirmuar pozitiv është alpinisti norvegjez Erlend Ness, i cili u transferua më pas në Spitalin CIWEC në kryeqytetin e Nepalit, Kathmandu, ku ai qëndroi për 8 ditë dhe aktualisht ka lënë spitalin.

Pjesa tjetër e ekipit të ekspeditës së alpinistit menjëherë filloi karantinën në Base Camp pas testit pozitiv.

Qindra alpinistë të huaj pritet të provojnë ngjitjen në Everest, pas disa muajsh kur ishin totalisht të mbyllur, ku ditët e para janë lëshuar 371 leje ngjitjeje.

Përveç të ardhurave nga turizmi, Nepali fiton mbi 4 milion dollarë (3.1 milion £) duke lejuar që qytetarët të ngjiten në Everest çdo vit.

Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Nepal duhet të paraqesin një test negativ të COVID-19, të marrë brenda 72 orëve nga fluturimi i tyre i parë.

Pasagjerët nga qarqet me variante të reja Covid do t’i nënshtrohen 10 ditëve shtesë të karantinës në hotel.

Nepali ka raportuar 292,152 raste COVID-19 dhe 3,117 vdekje të lidhura me virusin që nga fillimi i pandemisë, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta shkon 185 lekë/litër

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet...

OSBE mbështet forcimin e kapaciteteve për çaktivizimin e armëve të zjarrit në Shqipëri

Për të rritur kapacitetet e Shqipërisë kundër trafikimit dhe...

Transporti publik përfiton 250 milionë lekë kompensim për karburantin, aplikimet deri më 1 gusht

Shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës po përfitojnë...

Kurti, Hamza dhe Abdixhiku hapin zyrtarisht fushatën elektorale

Partitë politike në Kosovë nisën zyrtarisht fushatën elektorale për...