Bordi i Transparencës ul çmimin e karburanteve, nafta shkon 185 lekë/litër

Më datë:

Bordi i Transparencës vendosi në mbledhjen e radhës çmimet e reja tavan për tregtimin e nënprodukteve të naftës, të cilat do të hyjnë në fuqi sot, në orën 13:00.

Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë për gazoilin e standardit SSH EN 590 do të jetë jo më shumë se 185 lekë/litër, ndërsa ai me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër, duke e ulur çmimin me 2 lekë/litër.

Ndërkohë, për benzinën, çmimi tavan në pakicë është përcaktuar 173 lekë/litër dhe 161 lekë/litër në shumicë, duke reflektuar luhatjet në tregjet ndërkombëtare dhe kursin e këmbimit.

Autoritetet bëjnë të ditur se çmimet e reja do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, ku do të rishikohen në varësi të zhvillimeve të tregut.

Gjithashtu, është theksuar detyrimi për të gjithë operatorët e tregtimit me pakicë dhe shumicë që të zbatojnë vendimin.

Në rast të shkeljeve, paralajmërohet pezullim i aktivitetit për subjektet që nuk respektojnë çmimet e përcaktuara.

Bordi thekson se, referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, niveli i akcizës mbetet 100%, pasi çmimet e vendosura janë nën pragjet e përcaktuara prej 220 lekë/litër për gazoilin dhe 200 lekë/litër për benzinën.

Institucionet përgjegjëse, përfshirë ministritë e linjës, vijojnë angazhimin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Ish-kongresmeni republikan në Kuvendin e PD: Do ju mbështesim, do rrëzojmë sërish tiraninë

Ish-kongresmeni republikan amerikan, Bob McEwen mbajti një fjalim në...

PD krijon me IA avatarin e Skënderbeut

Në punimet e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike u...

Supë me thjerrëza

Një racion me supë me thjerrëza plotëson pothuaj të...

Dërgesat e hershme të Fitbit Air kanë probleme me lidhjen me telefonat Android

Google zbuloi pajisjen e saj të parë të gjurmimit...