OSBE mbështet forcimin e kapaciteteve për çaktivizimin e armëve të zjarrit në Shqipëri

Më datë:

Për të rritur kapacitetet e Shqipërisë kundër trafikimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta, Prezenca e OSBE-së realizoi rikonstruksionin strukturor dhe pajisjen me makineri të qendrës së çaktivizimit të armëve të zjarrit në Mullet.

“Ky është një hap i rëndësishëm në punën tonë të përbashkët në mbështetje të sigurisë publike në Shqipëri”, tha Kryetari i Prezencës, ambasadori Michel Tarran, në ceremoninë e organizuar në Qendrën e Furnizimit Materialo-Teknik, ku morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Skënder Hita dhe zëvendësambasadori gjerman, Thilo Schroeter.

Përmirësimi i mjediseve të qendrës u bë si pjesë e projektit “Asistencë për autoritetet e Republikës së Shqipërisë për uljen e rrezikut të përhapjes së armëve dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta”, i cili zbatohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri me fonde të Bashkimit Evropian, Gjermanisë dhe Francës dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe me Policinë e Shtetit.

Projekti mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të forcuar si anën ligjore, ashtu edhe punën konkrete për çaktivizimin. Përmes tij, Prezenca e OSBE-së ka ofruar disa dokumente strategjike dhe praktike, siç është një vlerësim i kornizës ligjore dhe praktike të çaktivizimit si edhe një manual trajnimi, i cili shërben si bazë për trajnime të specializuara.

Po ashtu, ky projekt ndihmon edhe në forcimin e kapaciteteve të Institutit të Përgatitjes së Qenve të Policisë dhe në rritjen e ndërgjegjësimit publik lidhur për rreziqet e shpërdorimit dhe përhapjes të armëve të vogla e të lehta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Gjyqi i Beqajt për Sterilizimin, SPAK kundërshton kërkesat e ish-ministrit

U mbajt sot në 17 korrik procesi gjyqësor në...

Ndërron jetë nëna e Kris Jenner, mesazhi prekës i saj

Momente të vështira po kalon Kris Jenner, e cila...

Apeli jep vendimin për vrasjen e Santiago Malkos: Selmani do të vuajë 28 vite burg

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin...

Revolta vijon në shesh, protestuesit pas 48 ditësh: “Jo dialog me Ramën”

Protesta qytetare kundër qeverisë dhe gjithë klasës politike hyn...