Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se informacionet e reja nga inteligjenca tregojnë se Rusia po “përgatitet për një sulm të ri masiv”.
“Është e rëndësishme që të gjithë partnerët tanë të dinë se çfarë po ndodh dhe që Rusia të vazhdojë të mbështetet te raketat dhe lufta e mëtejshme, jo te hapat diplomatikë”, tha ai.
Ai bëri thirrje për “sanksione shtesë” për të ushtruar më shumë presion mbi Rusisë dhe për të ndihmuar më tej në forcimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës.
Kujtojmë se ditën e sotme një dron rus u fut në hapësirën ajrore të Rumanisë duke krijuar alarm e panik në mbarë komunitetin evropian.


