Bylykbashi: Nëse grupi i Alibeajt bashkon votat me PS? Nuk kanë mbështetjen tonë!

Më datë:

Oerd Bylykbashi, në fjalën e tij pas dorëzimit të projektligjit për Reformën e re Territoriale, u shpreh se propozimi i ardhur nga pjes tjetër e PD, nuk kishte dallim të dukshëm me propozimin e tyre, pasi dallimi ekziston në një numër të vogël bashkish, vetëm 3.

Megjithatë ai paralajmëroi se nëse mbështeten propozime që kanë dukshëm dallim nga ai i dorëzuar sot, nuk do të gjejnë mbështetjen e PD.

“Konsultat cuan tek ky propozim, Drafti tjetër me 94 bashki ekziston. Gjetja e gjuhës së përbashkët është aty sepse parimet e kriteret që kemi përdorur, kanë prodhuar të njëjtin rezultat. Besoj që është shumë e thjeshtë që në procesin legjislativ të gjejmë një version përfundimtar.

Bashkëbiseduam me kolegët që zgjodhën shkuarjen me një projektligj të tyrin. Ndryshojnë shumë pak. Mund të gjejmë një version të përbashkët për tu dakordësuar edhe me mazhorancën sepse duhen 84 vota.

Duhet të respektojmë komunitetet. Kjo na ka cuar tek 97 bashki. Nuk mundet që ndarja territoriale nuk mund të jetë shkëmbim për vetingun apo ligj tjetër.

Ndarja nuk mund të jetë interes i ngushtë politik.

Cdo propozim që lëviz dukshëm nga propozimi nuk merr mbështetjen tonë. I shërbejmë qytetarëve jo interesave të tjera” , tha ai.

Bylykbashi foli edhe në lidhje me ligjin e lustracionit.

“Kemi kërkuar lustracion e për të do luftojmë deri në fund. Ajo që u votua para pak netësh, nuk ka dosje sekrete kur Autoriteti ka të drejtë të hapë cdo dosje.

Asgjë që dëmton interesin e PD apo qytetarëve nuk duhet të gjejë mbështetje. Propozojmë lustracion i kriminelëve të komunizmit. Oficerët e Sigurimit dhe prokurorët e gjyqtarët që dënuan njerëz”, tha ai.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Integrimi europian, Rama: BE njeh reformat dhe transformimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Luksemburgu se me...

Studentët nuk tërhiqen nga protesta, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Përplasjet mes studentëve protestues dhe policisë vijojnë prej rreth...

Studentët në revoltë kundër Qeverisë, thirrje për largimin e Ramës

Përshkallëzohet ndjeshëm revolta studentore në kryeqytet. Mijëra të rinj...

Me armë “Skorpion” dhe makinë të blinduar, 37-vjeçari planifikonte hakmarrjen për vëllain

Një tjetër tentativë vrasjeje që fatmirësisht parandalohet në kohë....