Me armë “Skorpion” dhe makinë të blinduar, 37-vjeçari planifikonte hakmarrjen për vëllain

Më datë:

Një tjetër tentativë vrasjeje që fatmirësisht parandalohet në kohë. Këtë herë në Kurbin!

Siç njoftojnë blutë, krahas pamjeve, një 37-vjeçar ishte përgatitur të hakmerrej për vrasjen e të vëllait, ngjarje kjo e ndodhur më 9 korrik të këtij viti. I arrestuari, me precedentë kriminalë, u ndalua në Fushë-Milot, teksa drejtonte një automjet tip “Mercedes-Benz ML”, të blinduar dhe me targa gjermane.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti një armë zjarri automatike tip “Skorpion”, me një krehër me 16 fishekë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe arma, municioni dhe automjeti.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Hetimit dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për kapjen e autorit të vrasjes së 40-vjeçarit dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

40-vjeçari Ilir Lika, i cili mbante edhe disa mbiemra të tjerë, u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e 9 korrikut në qytetin e Laçit, pranë apartamentit të tij.

Viktima kishte parkuar makinën disa metra larg banesës, duke ecur në këmbë, dhe më pas është qëlluar të paktën me 7 plumba, njëri prej të cilëve e ka goditur në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Policia arriti të identifikojë autorin e ekzekutimit të tij, i cili siç e theksuam më herët, është ende në kërkim.

Po ashtu, u zbulua se Lika kishte një të shkuar jo pak problematike.

Nga verifikimet, rezultoi se viktima ishte dënuar më parë me 5 vjet burgim për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, si dhe kishte precedent penal për armëmbajtje pa leje. Gjithashtu, ai rezulton se ishte arrestuar në Belgjikë për vjedhje.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Integrimi europian, Rama: BE njeh reformat dhe transformimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Luksemburgu se me...

Studentët nuk tërhiqen nga protesta, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Përplasjet mes studentëve protestues dhe policisë vijojnë prej rreth...

Studentët në revoltë kundër Qeverisë, thirrje për largimin e Ramës

Përshkallëzohet ndjeshëm revolta studentore në kryeqytet. Mijëra të rinj...

Apeli shqyrton dënimin për vrasjen e Nikulajt, portugezi kërkon drejtësi

Nën masa të rrepta sigurie, ka nisur seanca gjyqësore...