Studentët nuk tërhiqen nga protesta, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Më datë:

Përplasjet mes studentëve protestues dhe policisë vijojnë prej rreth 3 orësh para Ministrisë së Arsimit, ku situata është tensionuar, ndërsa uniformat blu u janë përgjigjur protestuesve me gaz lotsjellës dhe ujë me presion. Protesta nisi në orën 14:00 me thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij.

Për rreth 60 minuta studentët vijuan paqësisht protestën me thirrje dhe parulla kundër qeverisë, ndërsa më pas hodhën drejt godinës së Ministrisë vezë por edhe pllaka trotuari duke thyer xhamat e institucionit. Ata shembën edhe kangjellat e trotuarit, ndërsa arritën të hapin edhe një prej dyerve metalike të Ministrisë.

Policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, duke tentuar të shpërndajë studentët.

Por studentët kanë vijuar rezistencën përpara institucionit, teksa atyre u janë bashkuar edhe mijëra të tjerë të cilët marshuan nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Përplasjet vijojnë ndërsa policia nuk kursen gazin lotsjellës, pa kriter, dhe ujin me presion drejt të rinjve.

Studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë së tij.

Situata e tensionuar vjen në ditën e 136-të të protestave kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Pavarësisht ndërhyrjes së policisë, studentët vijojnë të qëndrojnë në protestë, duke shënuar një tjetër përballje mes qytetarëve dhe forcave të rendit.

Protesta vijon mes tensioneve, ndërsa përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit me presion ka përshkallëzuar situatën para Ministrisë së Arsimit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Integrimi europian, Rama: BE njeh reformat dhe transformimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Luksemburgu se me...

Studentët në revoltë kundër Qeverisë, thirrje për largimin e Ramës

Përshkallëzohet ndjeshëm revolta studentore në kryeqytet. Mijëra të rinj...

Me armë “Skorpion” dhe makinë të blinduar, 37-vjeçari planifikonte hakmarrjen për vëllain

Një tjetër tentativë vrasjeje që fatmirësisht parandalohet në kohë....

Apeli shqyrton dënimin për vrasjen e Nikulajt, portugezi kërkon drejtësi

Nën masa të rrepta sigurie, ka nisur seanca gjyqësore...