Apeli shqyrton dënimin për vrasjen e Nikulajt, portugezi kërkon drejtësi

Më datë:

Nën masa të rrepta sigurie, ka nisur seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm për portugezin Ruben Saraiva, i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 19 prill 2023, në lokalin në pronësi të Nikulajt, në Shëngjin.

Gjykata e Shkallës së Parë në Lezhë e ka dënuar Saraivën me burgim të përjetshëm. Në sallën e gjyqit, ishin të pranishëm edhe familjarët e Nikulajt.

Avokati i Saraivës ka deklaruar më herët se ndaj klientit të tij nuk ka asnjë provë.

Nga ana tjetër, sipas prokurorisë, hetimet zbuluan se Saraiva dyshohet se u ndihmua për të kryer vrasjen nga shtetasi E.H., dhe katër shtetas britanikë. Këta të fundit u arrestuan në Angli dhe ndodhen në proces ekstradimi drejt Shqipërisë.

Sipas hetimeve, personat e përfshirë qëndruan për disa javë në Shqipëri, duke vëzhguar lëvizjet e Ardian Nikulajt. Ata u paraqitën si turistë dhe qëndruan në hotelin e viktimës, në Shëngjin.

Ndërkohë, ditën kur ndodhi vrasja, Saraiva ishte fshehur në një fshat të Lezhës. Sipas akuzës, ai shkoi në vendngjarje me një motor të blerë nga shtetasi E.H., dhe kreu krimin.

Pas vrasjes, të dyshuarit u larguan nga Shqipëria. Saraiva u arrestua disa muaj më vonë në Marok dhe në dhjetor të vitit 2023 u ekstradua në Shqipëri.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Integrimi europian, Rama: BE njeh reformat dhe transformimin e Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Luksemburgu se me...

Studentët nuk tërhiqen nga protesta, policia përgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Përplasjet mes studentëve protestues dhe policisë vijojnë prej rreth...

Studentët në revoltë kundër Qeverisë, thirrje për largimin e Ramës

Përshkallëzohet ndjeshëm revolta studentore në kryeqytet. Mijëra të rinj...

Me armë “Skorpion” dhe makinë të blinduar, 37-vjeçari planifikonte hakmarrjen për vëllain

Një tjetër tentativë vrasjeje që fatmirësisht parandalohet në kohë....