Borrell: NATO s’mund të jetë një aleancë ku mund të zgjedhësh çfarë të duash

Më datë:

NATO “nuk mund të jetë një aleancë a la carte ”.

Kështu tha më 12 shkurt shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pasi Donald Trump minimizoi përkushtimin e tij ndaj ombrellës së sigurisë së NATO-s në Evropë nëse do të zgjidhej sërish president.

Deklaratat e Trumpit nxitën reagime në aleatët evropianë të Shteteve të Bashkuara. Ish-presidenti amerikan tha se ai do të “inkurajojë” Rusinë që të sulmojë çdo shtet të NATO-s që nuk përmbush obligimet e tij financiare ndaj aleancës.

“Të bëhemi serioz. NATO nuk mund të jetë një aleancë ushtarake a la carte, nuk mund të jetë një aleancë ushtarake që punon sipas tekave të përditshme të presidentit amerikan”, tha Borrell.

“Ose ekziston ose jo”, tha ai, duke shtuar se nuk do të komentojë më “asnjë budallallëk” që do të dalë nga fushata zgjedhore presidenciale amerikane.

Deklaratat e Trumpit – i cili kur ishte në pushtet e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe nga marrëveshja për klimën e Parisit – nxiti reagimin e presidentit aktual, Joe Boden.

Biden tha se deklaratat e paraardhësit të tij ishin “të tmerrshme dhe të rrezikshme”.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 11 shkurt paralajmëroi se “çdo sugjerim që aleatët nuk do të mbrojnë njëri-tjetrin minon të gjithë sigurinë tonë, përshirë edhe të SHBA-së”.

Trump, 77 vjeç, konsiderohet kandidati kyç për fitimin e nominimit për garën presidenciale nga republikanët, duke rritur gjasat për një përballje në zgjedhje me presidentin demokrat, Joe Biden./REL

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Nafta kap 215 lekë për litër, rikthehet debati për Bordin e Transparencës

Nafta ka ndryshuar sërish, duke shkuar në tregun e...

Theu “arrestin në shtëpi” dhe kreu 8 vjedhje në një javë, arrestohet 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se...

Nxitonte për në spitalin e Durrësit, shoferi humb kontrollin dhe përmbyset

Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një...

Spahia: Koncesioni i hemodializës, model klientelist që duhet të marrë fund

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia deklaroi sot se...