Paloka: Do të fokusohemi te protesta e 20 shkurtit

Deputeti demokrat Edi Paloka ka deklaruar gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar se ky i fundit do të përqendrohet në protestën e 20 shkurtit.

Sipas tij kjo është çështja më e rëndësishme, ndërs theksoi se demokratët presin shumë nga protesta e paralajmëruar.

“Këshilli Kombëtar do të përqendrohet në protestën e 20 shkurtit. Kjo është cështja më e rëndësishme. Do të bëjmë një përcaktim dhe një ndarje të punës për deputetët.

Për situatën politike jemi të qartë. Jemi në kushtet kur lideri i opozitës është “ arrest shtëpie”. Në parlament, opozitës i janë hequr të gjitha të drejtat e saj kushtetuese.

Grupi parlamentar ka muaj që reagon fuqishëm dhe të vazhdojë. Ka pasur reagime nga ndërkombëtarët që i kanë bërë thirrje Ramës për plotësimin e kushteve.

Reagimet e tyre erdhën vetëm në momentin kur parlamenti mori zjarr. Me këtë dua të them që nëse nuk reagojmë ne, as ndërkombëtarët nuk do ta vijnë pas.

Te protesta e 20 shkurtit, demokratët presin shumë. Gjëja kryesore do të jetë pjesëmarrja.

20 shkurti është aty, kur të jemi me dhjetëra mijëra në shesh, si ka thënë Berisha, popullin njëherë e drejton, njëherë të drejton.

Revolta, pakënaqësia tek njerëzit ka arritur kulmin. Sot jemi në një regjim diktatorial dhe kjo ndikon te një pjesë e njerëzve.

Unë në daljet e mia publike një thirrje kam bërë. Kushdo që ka një pakënaqësi për të shprehur le të dalë atë ditë dhe ta shprehi.

Kanë ngelur edhe 8 ditë. Ne duhet të jemi të gjithë në terren. Sot grupi i PD zhvilloi mbledhjen e parë në PD, pas kaq kohësh. Duket si formalitet, por është një hap i madh, drejt bashkimit të të gjithë strukturave të opozitës.

Tani që Berisha është në ato kushte që është, duhet të bëjmë 10 herë më shumë. Berisha është me ne, por duhet të dhjetëfishojmë punën tonë që më 20 shkurt t’i tregojmë kujtdo, që ne nuk pajtohemi me më diktaturën”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi